• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Krisje midis koalicioneve CSU-CDU/ A do të rrëzohet qeveria gjermane?
Home
Europë

Krisje midis koalicioneve CSU-CDU/ A do të rrëzohet qeveria gjermane?

18 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera. Ndërsa kundërshtari i saj më i madh, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer thotë se “me këtë grua nuk mund të punojë”!

Qeveria gjermane ka përgënjeshtruar lajmet për mundësinë që kancelarja Angela Merkel të kërkojë një samit të posaçëm të Bashkimit Evropian për refugjatët. “Nuk ka kurrfarë planesh për një samit të posaçëm të BE-së”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Thirrja e një samiti të këtillë është në kompetencat e institucioneve të BE-së. “Natyrisht që qeveria gjermane po zhvillon konsultime intensive për këtë çështje me vende të ndryshme anëtare të BE dhe me Kommisionin e BE-së”, tha zëdhënësi.

Takimi me Conte dhe Macron

Gazeta gjermane “Bild” ka njoftuar gjatë ditës së dielë se Merkel planifikon të kërkojë një samit të posaçëm, i cili do të mbahej para samitit të rregullt, në fund të qershorit, ku tema kryesore do të ishte kriza e refugjatëve dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim. Në veçanti hapat që duhet ndërmarrë në vendet më të prekura nga kriza, siç janë Gjermania, Austria, Greqia dhe Italia. Gazeta citon një zëdhënës të qeverisë italiane me fjalët: “Deri tani nuk është vendosur asgjë, por jemi në fazën e planifikimeve.”

Samiti i rregullt i BE-së do të mbahet me 28 dhe 29 qershor. Kancelarja Merkel ka paralajmëruar nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje për kthimin e migrantëve në vendet e BE ku ata janë regjistruar për herë të parë. Të hënën ajo do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Italisë, Giuseppe Conte, ndërsa të martën me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

“Nuk mund të punojë më me këtë grua”

Kancelarja gjendet nën presion të madh, për shkak të kërkesave për mbylljen e kufijve dhe kthimin e migrantëve që janë regjistruar më parë në vend tjetër të BE. Presionet në veçanti janë shtuar nga shefi i CSU, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ai ka kërkuar që migrantët të largohen menjëherë nga zona kufitare dhe të kthehen atje ku janë regjistruar për herë të parë. Merkel duhet të deklarohet deri të hënën për këto kërkesa. Shefja e CDU-së kërkon që të arrihet një marrëveshje me vendet e tjera të prekura dhe me BE, e jo që migrantët të largohen menjëherë. Por Seehofer thotë se ai nuk do të presë më.

Seehofer ka deklaruar, siç shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, në një takim intern se ai është skeptik sa i përket bashkëpunimit me kancelaren. “Me këtë grua unë nuk mund të punoj më”, citohet të ketë deklaruar Seehofer, në një takim me anetarët e tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të CSU, të enjten në Berlin. Pjesërmarrësit e këtij takimi thonë se Seehofer e ka përsëritur këtë deklaratë dy herë. Por këtë deklaratë ai nuk e ka përsëritur në takimin me deputetët e CSU në Bundestag.

“Askush në CSU nuk ka interesa ta rrëzojë kancelaren nga pushteti”

Në një intervistë me mediat Seehofer është prononcuar me tone pajtuese. “Askush në CSU nuk është i interesuar ta rrëzojë kancelaren nga pushteti dhe të dalë nga marrëveshja e koalicionit qeverisës”, thotë ai për gazetën “Bild am Sonntag”. Alexandar Dobrindt pohon se fjala nuk është vetëm për qëndrimet e CSU. Ai tha se kemi nevojë për një sistem të ri të azilimit dhe debat për çështjen e identitetit tek partitë e Unionit. Dobrint tha se ata duhet të angazhohen jo vetëm për miratimin e ligjeve por edhe zbatimin e tyre.

Seehofer do të kërkojë ditën e hënë që kryesia e partisë CSU, e cila është në pushtet në Bavari, të miratojë një veprim të njëanshëm dhe largimin e refugjatëve nga kufijtë e këtij landi. Nga CSU-ja nuk pritet ndonjë kundërshtim i kësaj kërkese. Nëse ministri i Brendshëm fillon me zbatimin e këtij plani, kancelarja Merkel do të gjendet para një sfide të paparë politike deri tani. Kancelarja ose do të detyrohet të pajtohet me këto qëndrime, ose duhet ta shkarkojë ministrin nga posti i tij. Largimi i Seehoferit nga kabineti mund të thotë edhe fundi i koalicionit qeverisës dhe qeverisë aktuale./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hetimet për Rusinë/ Avokati këshillon Trump të mos japë falje presidenciale
Previous article ZYRTARE/ Ja kush do të jetë zëvendësi i Skënder Gegës te Partizani

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT