Situata politike në vendin tone nuk duket e qetë që pasi deputetët e opozitës dhanë dorëheqje dhe u larguan nga parlamenti shqiptar. Megjithatë në të gjitha deklaratat e e bëra nga liderët e partive politike duket se kanë ndryshuar mendim për hyrjen në zgjedhje lokale.
Monika Kryemadhi në disa takime të bëra në qytete të Shqipërisë ka paralajmëruar ndezjen e motorëve të fushatës elektorale. Në një emision televiziv ish-deputeti I LSI-s Luan Rama ka thënë se kanë filluar takimet me mazhorancën dhe se shumë shpejt do të ketë një një tryezë të përbashkët.
Ai ndër të tjera ka shtuar se situata nuk do të vijojë pafundësisht në këtë mënyrë dhe shumë shpejt pritet të ketë zhvillime.
Pjesë nga intervista:
Luan Rama: Nëse ka sadopak vetëdije dhe vullnet për të shkuar në Qershor me klimën politike të normalizuar, me dialogun politik të institucionalizuar dhe me legjitimitetin e institucioneve hajde të ulemi dhe të vendosim atë që duhet bërë për Shqipërinë dhe të lemë egot.
Mirela Milori: Të dyja palët thonë lëmë egot, por ne që jemi në mes nuk po e kuptojmë. Hajde ulemi thotë Rama?
Luan Rama: Do ta kuptoni shumë shpejt.
Mirela Milori: Do ketë ndonjë tryezë? Kanë filluar komunikimet?
Luan Rama: Sigurisht! Nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo situatë, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i një grupimi sepse është aty sepse është pjesë përbërëse e bashkëveprimit dhe ndërveprimit me grupet kriminale.
Përgatiti: AlpeNews.al


