• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Krishtlindjet/ Këto janë shtetet që kërcënon ISIS me sulme
Home
Nderkombetare

Krishtlindjet/ Këto janë shtetet që kërcënon ISIS me sulme

28 November, 2017 sidorela.editor Botë, Nderkombetare

Organizata terroriste, ISIS ka kërcënuar Italianë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëreshën e Anglisë me sulme terroriste me rastin e afrimit të festave të fundvitit.

Organizata ka publikuar disa postera ku i bën thirrje xhihadistëve të veprojnë për festat e fundvitit.

Organizata që merret me monitorimin e terroristëve në internet, bën me dije se ISIS u ka bërë thirrje xhihadistëve që të sulmojnë qytetin e Romës. Në një poster ku shfaqet sheshi Shën Pjetër shkruhet: “Festa e kryqëzatave po afrohet. Përgatisni një plan për ta. Tregojuni atyre kuptimin e vërtetë të terrorizmit”.

Por kërcënimet e organizatës terroriste nuk përfundojnë këtu. Ata madje kanë vënë në shënjestër një shtet amerikan dhe mbretëreshën Elizabet e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar.

Me anë të një posteri të publikuar në internet, ISIS u bën thirrje “ujqërve të vetmuar”, që të sulmojnë qytetin e Nju Jorkut.

“Ne takohemi për Krishtlindje në Nju Jork. Shumë shpejt”, shkruhet në posterin që përmban sheshin Tajm Skuere dhe disa kallepë me dinamit, transmeton abcnews. Gjithashtu në një tjetër imazh, ISIS bën thirrje për ekzekutimin e mbretëreshës së Anglisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot, 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Previous article Foto/ Trendet e çuditshme të 2017, modeli sirenë në make-up

sidorela.editor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT