Krerë të shtetit por dhe liderë të politikës kanë përcjellë mesazhe urimi për festën e Krishtlindjess. Për të gjithë besimtarët dhe të gjithë shqiptarëve shëndet, mbarësi e bekime në familjet e tyre
Kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin ta bënte përmes një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve në muzeun e Onufrit Berat.
“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”
Në një moment u ndal dhe tek lufta në Gaza
“Sot, toka ku lindi Krishti, nuk ka qetësi. Në prag të Krishtlindjes, uroj e dëshiroj që qytetarët dhe fëmijët palestinezë dhe izraelitë të shpëtojnë nga tmerret e luftës dhe të gëzojnë frytet e paqes. Që qytetarët e Ukrainës dhe të kombeve të pushtuara të çlirohen dhe të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre. Shëndet e bekime për të gjithë”, përfundoi urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.
Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha për krishtëlindje ishte për çdo shqiptar
Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.
Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar!
Gëzuar!
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia kushtoi urimin veçanërisht atyre që sot janë në vështirësi
Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.


