Me një divorc që është drejt përfundimit dhe me precedent penal, krimineli më seksi në botë, Jeremy Meeks vazhdon të përflitet. Pasi pak ditë më parë tregoi se pse ishte ndarë nga gruaja, duke mos e përmendur të dashurën, miliarderen dhe trashëgimtaren e Top Shop ai ka treguar se si u dashurua me Chloen. Jeremy tha se e kishte parë dy herë Chloen në festivalin e Kanës dhe herën e tretë u takua personalisht gjatë një darke që kishte organizuar dizajneri Philipp Plein, pas shfaqjes ku ai modelonte dhe tashmë kishte marrë famën.
“Nuk e di se kush e kishte futur në listën e të ftuarve por jam i lumtur që ajo ishte aty, dhe pas kësaj rashë në dashuri me të”. Më pas ata filluan të dilnin bashkë, gruaja e tij u trondit nga fotot që pa në internet dhe më pas i kërkoi divorcin. Ndërsa Jeremy ka thënë se kishte kohë që marrëdhënia me gruan ishte ftohur. Daily Mail



