• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kriminelët në listat e partive/ Lu tregon një SEKRET: Ju nuk shihni gjithçka, por para zgjedhjeve…
Home
Aktualitet
Kronikë

Kriminelët në listat e partive/ Lu tregon një SEKRET: Ju nuk shihni gjithçka, por para zgjedhjeve…

5 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ambasadori amerikan Donald Lu tha sot nga emisioni “Opinion” se SHBA po e ndjekin nga afër edhe hetimin e Elvis Roshit, nese po trajtohet njesoj si zyrtaret e opozites.

“Kriminelet e kanë kuptuar që politika nuk të mbron më. Shikoni rastin e Elvis Roshit, Prengën, kjo gjë nuk të mbron më, tërheq vëmendjen në krimet e tyre. Ky është ligji i dekriminalizimit më i ashpër në Evrope, ndoshta me i ashper ne bote.

Po ashtu me rëndësi është që Kryemadhi, Basha, Rama, të marrin përgjejgësinë për kriminelët që kanë futur në listat e tyre.

S’mjafon t’i thuash ambasadorit amerikan që nuk e dija qe ata ishin kriminele. Ata Janë të vetmit njerëz që kanë fuqi të zgedhin dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për njerëzit që fusin në lista.

Kam folur me Ramën dhe Bashen, të cilat kishin kriminele në listat e tyre. Do të them një sekret, ka pasur politikane dhe parti që kanë hequr njerëz nga listat e tyre pa shumë zhurmë, ju nuk shihni gjithcka që ndodh por ka pasur përparim të madh edhe para zgjedhjeve, në heqjen e ketyre njerëzve”.

Donald Lu: S’mund të ketë arrestime natën, çfarë i thashë Ramës e Bashës

Duke komentuar protesten e dhunshme te shtunen ne Kukes, ambasadori amerikan Donald Lu tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi dhe Kukësin.

“Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut”, tha Lu ne “Opinion”.

Blendi Fevziu:Ambasador, këta njerëz mendojnë se qeveria iu shërben më shumë pesë a gjashtë të pasurve. Disa përdorin termin ‘oligarkë’ por unë nuk dua ta përdor sepse mendoj se nuk është real, që qeveria nuk i shërben popullsisë së vendit.

Ambasadori Lu: Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu.

Blendi Fevziu:Por reagimi i opozitës në vend, Ambasador, PD dhe LSI, kanë bërë thirrje për mosbindje civile. Nuk është hera e parënë fakt, edhe në 2016 bënë thirrje për një protestë të tillë. Çfarë mendoni për këtë vendim të opozitës?

Ambasadori Lu:Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

Blendi Fevziu:Opozita mendon se qeveria nuk dëgjon për asgjë. Gjërat që kërkojnë ata janë gjëra që kërkojnë njerëzit. Çfarë mendoni në këtë rast? Sepse kemi një përplasje të madhe për këtë: opozita thotë se qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të njerëzve dhe qeveria thotë se opozita po përdor disa probleme lokalepër të luftuar qeverinë.

Ambasadori Lu: Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Valon Berisha i saktë nga penalltia, mposht Strakoshën
Previous article A ka mbështetje amerikane Arta Marku? Donald Lu: JO! Ajo është profesioniste dhe e kualifikuar...

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT