• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kriminel dhe bandit”, rikthehet sulmi për presidentin Thaçi
Home
Rajon

“Kriminel dhe bandit”, rikthehet sulmi për presidentin Thaçi

26 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Disa javë pasi vizitoi Kanadanë, mediat atje janë aktivizuar me lajme ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçin. Ato i janë kthyer historisë së dyshimeve, duke e lidhur Thaçin me krimin.
Në një editorial të shkruar nga redaktori i revistës “Esprit De Corps“, Scott Taylor, të publikuar në gazetën kanadeze “The Hill Times”, theksohej se “Hashim Thaçi është i akuzuar për kriminel dhe bandit”, teksa autori reagonte ndaj komenteve të Thaçit ku akuzonte Rusinë për “lajme të rrejshme dhe sulm” ndaj Kanadasë.

Thaçi, gjatë vizitës së tij në Kanada në fund të muajit nëntor, pas një raportimi në Dhomën e Përfaqësuesve të Komitetit për Punë të Jashtme në kuadër të Qeverisë së Kanadasë, kishte thënë për media se “me sulmin e Rusisë ndaj vlerave tona (të përbashkëta), po sulmojnë edhe Kanadanë”.
E gazetari Scott Taylor ka theksuar se mediat kanadeze nuk kanë ofruar informacion për njeriun që i tha këto fjalë. Për Taylor, i cili ka pasur përvojë si gazetar raportues nga luftërat në Ballkan, Hashim Thaçi është një i akuzuar për “trafikim droge”.

“E thënë thjesht, Hashim Thaçi është i akuzuar si kriminel dhe bandit. Në vitin 1993, kur ishte në mesin e të 20-ave, Thaçi ishte bërë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila në mesin e viteve 1990 u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste”, shkruan Taylor në editorialin e tij, të publikuar në “The Hill Times” më 6 dhjetor – rreth dy javë pas përfundimit të vizitës së Thaçit në Kanada, shkruan tg. Teksa shkruan për aktivitetin e dyshimtë të Hashim Thaçin, Taylor drejton të tjera akuza të rënda ndaj Presidentit të Kosovës. E përmend nofkën “Gjarpër”, me të cilën njihej Thaçi në luftë.

“Nofka e Thaçit ishte ‘Gjarpër’ dhe ai ishte akuzuar për drejtimin e një rrjeti të trafikimit të drogës dhe armëve”, shkruan publicisti dhe gazetari Scott Taylor. “Në vitin 1997, një gjykatë serbe e dënoi atë me 10 vjet burg”.

Në shkrimin e tij, Scott Taylor citon edhe një hetim që ai pretendon të jetë realizuar nga Agjencia Gjermane e Inteligjencës BND, në të cilin Thaçi akuzohet për krim të organizuar brenda Kosovës, në kohën kur shërbente si kryeministër. “Agjencia Gjermane e Inteligjencës BND kreu një hetim mbi Thaçin dhe regjimin e tij qeverisës dhe konkludoi se ‘aktorët kryesorë (duke përfshirë Thaçin) janë të përfshirë thellë në ndërlidhjet mes politikës, biznesit dhe strukturave të krimit të organizuar në Kosovë.’ Me fjalë të tjera, ai u akuzua për drejtimin e një rrjeti narko-kriminal”, shkruan publicisti kanadez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në vetting edhe administrata e shtetit, kush janë punonjësit që do "hetohen"
Previous article VIGJILJA E KRISHTLINDJES/ Xhorxh W. Bush uron me foton 'selfie' më të bukur të vitit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT