Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, tronditi rëndë të gjithë opinionin publik dhe jo vetëm.
Një refuzimi për lidhje nga ana e Arielës, duket se “detyroi” Aldosenin të vriste atë dhe më pas vetëm.
Ariela ishte vetëm 21 vjeçe. Studionte tek Fakulteti i drejtësisë dhe nga komentet duket se e kishte ëndërr të ecte përpara në jetë me anë të këtij profesioni, por fatkeqësisht ajo nuk arriti as të diplomohej.
Mirëpo, ajo që vumë re në profilin e saj në “Facebook”, është një foto e saj me armë, me mbishkrimin: “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit!”
E më poshtë vazhdon me komentin: Nuk trembem nga armët, e gjejmë gjithmonë një mënyrë për të shpetuar”.
Duket sikur vetë Ariela e ka paralajmëruar këtë fund të trishtë, ndoshta dhe ajo vetë e ka ditur se Aldoseni mbante armë dhe diku shpresonte se ai nuk do arrinte në një përfundim të tillë.
Edhe pse shkaqe të tjera nga policia nuk janë bërë të ditura, kjo mund të sherbejë si një vazhdimësi për hetimet e ngjarjes.
Përgatiti: AlpeNews.al




