Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.
Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia, Ndoc Maçaj, dhe është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.



