• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË ROSKOVEC/ “Ishin komshinjtë më të mirë”, flasin banorët e zonës: U kishte ardhur djali i vogël, ndoshta…
Home
Breaking News

KRIMI NË ROSKOVEC/ “Ishin komshinjtë më të mirë”, flasin banorët e zonës: U kishte ardhur djali i vogël, ndoshta…

24 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Kuman të Roskovecit, ku një 80-vjeçar, i identifikuar si Shefit Rrapaj, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Pas ngjarjes tragjike, banorët e zonës kanë reaguar të shokuar, duke e përshkruar çiftin si njerëz të qetë dhe pa probleme të dukshme në komunitet.

Një prej fqinjëve u shpreh se viktima ishte një grua e respektuar dhe e përkushtuar ndaj familjes dhe jetës në fshat.
“Ishte nga gratë e rralla, e respektoja si motrën time. Nuk e di si ndodhi. Shefiti nuk konsumonte alkool, kurrë. Ndoshta ardhja e djalit të vogël nga Greqia mund të ketë ndikuar, por nuk i di problemet e tyre. Nuk e dija që kishte armë në shtëpi. Nuk e di shkakun. Nuk e di pse janë grindur 4 ditë më parë. Ndoshta ka lozur lloto, nuk e di. Ajo është problematika gjithmonë. Kanë rreth 20 vite që jetonin këtu dhe i njihnim si komshinjtë më të mirë,” tha ai.

Sipas tij, çifti jetonte vetëm, ndonëse kishte nëntë fëmijë, dhe gruaja merrej kryesisht me punët e shtëpisë dhe rritjen e shpendëve. Ai shtoi se nuk dihen arsyet e konfliktit, por përmendi se mund të kenë pasur një grindje disa ditë më parë.

Edhe një tjetër fqinj deklaroi se çifti nuk kishte shfaqur probleme në komunitet dhe njiheshin si njerëz të rregullt.
“Nuk kanë pasur probleme me fshatin. Merreshin me bahçen dhe jetën e përditshme. Janë të ardhur nga Levani dhe njiheshin si çift i qetë. Nuk kemi dëgjuar për konflikte mes tyre. Është një ngjarje makabre,” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci
Previous article SHBA DHE IRANI DREJT ULJES NË BISEDIME/ Financial Times: Pakistani, vendi i mundshëm për të zhvilluar negociatat

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT