• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË ITALI/ Publikohet FOTO, kush është shqiptari i vrarë me armë zjarri? Autori arrestohet
Home
Ekskluzive

KRIMI NË ITALI/ Publikohet FOTO, kush është shqiptari i vrarë me armë zjarri? Autori arrestohet

21 March, 2026 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Olmos, në periferi të Arezzo, ku një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Viktima,Gjergj Përgegaj, banues në Frassineto, u ekzekutua rreth orës 23:40 pranë restorantit Chez Vous. Sipas hetimeve paraprake, ai është qëlluar me të paktën katër plumba ndërsa ndodhej në një kalim për këmbësorë mes një bari dhe restorantit.

Media italiane, ka publikuar foton e 30-vjeçarit shqiptar të vrarë. Një nga plumbat e goditi në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Alarmin e dha pronari i lokalit, i cili pasi dëgjoi të shtënat doli jashtë dhe gjeti trupin e pajetë të të riut. Dyshohet se pronari i lokalit ka parë edhe autorin të largohej me një automjet tip Audi me ngjyrë të errët.

Forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.

I dyshuari, shtetas shqiptar 35-vjeçar, u ndalua pa bërë rezistencë dhe ndodhet në paraburgim, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit San Donato Hospital, ndërsa hetimet vijojnë nga policia dhe karabinierët, nën drejtimin e prokurores Emanuela Greco.

Sipas të dhënave paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Viktima, pas përfundimit të punës, ishte ndalur për të biseduar me ish-partneren e tij, një shtetase rumune. Në atë moment, partneri aktual i saj ka mbërritur në vendngjarje dhe, pasi i ka parë bashkë, ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila gjithnjë e më shumë po merr formën e një vrasjeje për motive pasioni.

Përshtati Alpenews.al, marrë nga Arezzo24.net.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SHËNJESTËR IMPIANTI BËRTHAMOR I NATANZIT/ Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së bën thirrje për përmbajtje
Previous article ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

s.autor

Postime të ngjashme

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë Aktualitet

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT