• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË GREQI/ Zbulohet e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI NË GREQI/ Zbulohet e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të tjera janë publikuar nga mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë në Volos ku një burrë shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij, po ashtu shqiptare. Sipas informacioneve, ka qenë vajza që ka telefonuar emergjencën duke kërkuar ndihmë pasi babai i kishte sulmuar mamanë me thikë në apartamentin e tyre në rrugën Konstanta.

Policët që shkuan në vendin e ngjarjes e gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrjen e ndërtesës me plagë në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajzat 16 dhe 6 vjeçe dhe djali 13 vjeç. Ajo kishte edhe një vajzë 18 vjeçe.

Sipas dëshmisë së tyre, prindërit kanë debatuar fuqishëm përgjatë gjithë mëngjesit. Kur viktima 36-vjeçare u përpoq të largohej nga shtëpia, bashkëshorti e ndoqi dhe e goditi me thikë disa herë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, autori ka një të kaluar kriminale dhe me probleme psikike. Në qershor të këtij viti, ai ishte dërguar në spitalin psikiatrik të Volosit për ekzaminim pasi kishte tentuar t’i jepte fund vetes. Doktorët thanë se ai kishte nevojë për shtrim dhe e detyruan të qëndronte në spital.

Në vitin 2019, ai ishte arrestuar dy herë për posedim të lëndëve narkotike. Më herët, në 2018-ën, kishte qenë dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në Greqi.

Vrasja ka tronditur komunitetin e Volosit, e jo vetëm, teksa kërkimet për gjetjen e shqiptarit, i cili u arratis pas vrasjes, vijojnë ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËMIJA IM MË I VOGËL, NUK E DI ÇFARË SHIJE KANË FRUTAT"/ Banorët e Gazës në zi buke
Previous article VAPA RRIT IMPORTET E ENERGJISË/ KESH shpenzon mbi 36 milionë euro vetëm në gusht

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT