• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË FIER/ Ish-burri i vrau bashkëjetuesin, flet 27-vjeçarja: Xhuliano më ka nxjerrë thikën para fëmijëve! Prindërve të mi u thoshte…
Home
Breaking News

KRIMI NË FIER/ Ish-burri i vrau bashkëjetuesin, flet 27-vjeçarja: Xhuliano më ka nxjerrë thikën para fëmijëve! Prindërve të mi u thoshte…

9 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.

I pyetur në seancën gjyqësore të së dielës, Mihaj pohoi se nuk ka patur thikë me vete, por ia ka marrë viktimës pasi u përleshën me njëri-tjetrin.Autori i vrasjes tha para gjyqtarit të seancës, se me viktimën kanë patur herë pas here debate dhe kërcënime, ndërsa ai e ka denoncuar tre herë në policinë e Fierit.

Para togave të zeza, 39-vjeçari Mihaj shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i autorit të krimit tha për mediat se motiv për ngjarjen janë bërë zënkat e vazhdueshme klientit të tij dhe viktimës.

Ndërkohë 27-vjeçarja, ish bashkëshorti i të cilës vrau bashkëjetuesin e saj, ka treguar detaje nga jeta e tyre.

“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri.

Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve.

Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte.

Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo.

Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU HOQ KRAVATA KUQEZI NË HAGË/ Reagon vajza e Jakup Krasniqit: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra
Previous article NGA PLANET PËR FËMIJË DERI TEK MARTESA/ Jori Delli flet për partnerin: Kemi një emër...

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT