Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e sotëm vrau me sëpatë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, 55 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, në banesën ku ata jetonin. Mësohet se çifti ishin prindër të 3 vajzave, 2 prej tyre të martuara. Ato ndodheshin në shtëpinë e çiftit në momentin e krimit, duke fjetur.
Kohët e fundit, Elvira e njohur si Vila, kishte probleme dhe zënka me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.
Banorët e lagjes thonë se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo jo. Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë.


