• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË DHËRMI/ Flet babai i recepsionistit të vrarë: Djalin e lutën të punonte atje, nuk e njihte vrasësin
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI NË DHËRMI/ Flet babai i recepsionistit të vrarë: Djalin e lutën të punonte atje, nuk e njihte vrasësin

7 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij.

Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.

Ai tha gjithashtu se i biri nuk ka pasur të shkuar kriminale, por shtoi se ndaj tij është vendosur vetëm një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi ishte kapur me 2 gram hashash.

Në një intervistë për Euronews Albania, babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekët pronarit.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion.

Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë?

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djem të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka pasur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI KUNDËR TRAFIKUT TË EMIGRANTËVE/ Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës policie
Previous article "PËR VRASJEN NË DHËRMI KEMI PROVA SHKENCORE"/ Rrumbullaku: Një polic mes të arrestuarve për trafikun e emigrantëve

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT