Ndryshe nga viktima Suzana Shemuni e cila u vra nga bashkëshorti i saj Bashkim Teli, për autorin e ngjarjes i cili ndodhet në paraburgim sipas burimeve nuk ka ardhur asnjë prej familjarëve.
Dy vajzat e tij mësohet se vijojnë që të jenë në Tiranë atje ku jetojnë prej vitesh. Ata edhe më përpara nuk kanë patur kontakt me babain e tyre për shkak se nuk janë ndjerë mirë për martesën e dytë me Suzanën.
Gruaja e parë e Bashkimit është ndarë nga jeta dhe sëbashku kanë dy vajza. Para tre vitesh Bashkim Teli krijoi një lidhje të re edhe pse në moshë të thyer me Suzana Shemunin.
Kjo e fundit mësohet se ka 6 fëmijë që jetojnë në Itali nga disa martesa të tjera që ka patur më përpara.
Tashmë pritet që Bashkimi të dalë përpara gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për të parë se cila do të jetë dëshmia e tij përpara trupit gjykues.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik. Fqinjët një pjesë e njihnin çiftin në fjalë të qetë e pa probleme ndërsa disa të tjerë si një çift problematik.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje makabre.
Pas ngjarjes Bashkim Teli tha se e ka vrarë gruan e tij, duke pranuar krimin, për shkak se i ka kërkuar paratë e pensionit. Debati mes tyre ka përfunduar me ngjarjen e rëndë.


