Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku tre të rinj torturuan, përdhunuan dhe vranë 51-vjeçaren, Drita Saliaj.
Një prej autorëve të krimit që tronditi mbarë vendin ishte edhe nipi i bashkëshortit të viktimës, 16-vjeçari, Luis Saliaj, ndërsa dy autorët e tjerë ishin, 16-vjeçari, Sindi Shehaj dhe 26-vjeçari, Ervis Zotaj.
Bashkëshorti i Drita Saliaj, ka rrëfyer detaje tronditëse nga krimi makabër.
I ftuar në emisinion “Me Zemër të Hapur” në News24, Hasir Saliaj tha se autorët, mes tyre dhe nipi i tij, e kanë lidhur dhe hedhur të gjallë bashkëshorten e tij.
Ai tregoi se Drita iu është lutur autorëve që të mos e vrisnin. Sipas tij, asnjë nga familjarët e 16-vjeçarit nuk ka marrë pjesë në barrim.
Bashkëshorti i viktimës shprehet i tronditur për ngjarjen, të cilën e cilësoi si më të rëndën në rajon.
Ai tha:
Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjecarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet.”
Ai tregoi më tej se trupi i 51-vjeçares nuk është hedhur në rezervuar, por në një pusetë të vogël të këtij rezervuari, ku është dashur forca për ta futur.
Për këtë, ai hodhi dyshime se një gjë e tillë nuk mund të bëhej vetëm nga tre personat e arrestuar, që janë të rinj, por është dashur më shumë forcë. Më tej, bashkëshorti i të ndjerës deklaroi se kryesori në këtë krim makabër, që sipas tij, është më i rëndi në rajon, është kushëriri i tij i arrestuar, 16-vjeçari Luis Saliaj.
Hair Saliaj u shpreh:
Është e pavërtetë, që ai nuk ka marrë pjesë në përdhunim. Ai është kryesori që është përfshirë. Ai e ka mbajtur derën hapur, ai e ka hapur për çdo gjë. Lajmin e përdhunimit e mësuam vetëm nga mediat. Mund të mos jetë i vërtetë. Unë kam bërë deklaratë dhe në Policinë e Fierit, ne presim vetëm drejtësi. Me familjet e autorëve, larg. Nuk ndryshojmë qëndrim. Nuk kemi shkuar në Prokurori për të marrë detajet e hollësishme për krimin. Kemi dhënë dëshmi vetëm në polic. Besoj se nuk është hedhur në rezervuar, por në pusetë, që është e vogël, dhe falënderoj ata që nxorën trupin. Edhe për të kaluar për ta hedhur aty, është dashur forcë dhe jo 15-vjeçarë. Ne i kërkojmë drejtësisë dënimin maksimal për autorët, se është krimi më i rëndë jo vetëm në Shqipëri, por më gjerë.”
Pjesë nga rrëfimi i tij:
Kur ke emigruar për herë të parë?
Në 1991-1992. Në 2011 u ktheva, kisha dokument, shkova më 2012 hodha letrat për 10-vjeçare dhe punova. Pastaj u ktheva dhe nuk shkova më për punë, shkoja vetëm te fëmijët.
Marrëdhënia me bashkëshorten?
Shumë të mira, ishim familje e mrekullueshme, me fëmijë të mrekullueshëm, pa asnjë problem as fëmijët, as ne si prindër në shoqëro, në jetën e përditshme.
Po Luisin si e njihje?
Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshence.
Po me babanë e Luisit?
Kështu i kishim marrëdhëniet, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëniet, por asnjëherë në ekstrem.


