• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I RËNDË NË ITALI/ Britmat e gruas shqiptare pasi burri xheloz i vrau vajzën që u fut për ta mbrojtur: Çfarë ke bërë?
Home
Breaking News

KRIMI I RËNDË NË ITALI/ Britmat e gruas shqiptare pasi burri xheloz i vrau vajzën që u fut për ta mbrojtur: Çfarë ke bërë?

9 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E shokuar nga krimi i rëndë që kishte kryer bashkëshorti i saj xheloz Taulant, u dëgjuan britmat e Tefta Malajt që thoshte: “Çfarë ke bërë? Çfarë ke bërë?” Kjo u zbulua nga video e filmuar nga autori pas krimit që tregonte Tefta Malajn, e cila ndodhej pranë trupit të vdekur të vajzës së saj 16 vjeçare, e cila i doli përpara babait të nevrikosur për të mbrojtur nënën, por ndërroi jetë prej goditjes me thikë.

Tefta Malaj e cila u plagos 6 herë me thikë, ndodhet ende në gjendje shoku, e shtruar në spital në Foggia, ku është jashtë rrezikut për jetën. Sot pritet të merret në pyetje për të zbardhur arsyet përse burri i saj u bë xheloz për italianin, të cilin e vrau me 20 plagë me thikë.

39-vjeçarja ishte shtëpiake, por herë pas here punonte si kujdestare për disa të moshuar në Torremaggiore. Ajo përshkruhet si një person i qetë që e donte vajzën e saj Xhesika dhe djalin e saj 5-vjeçar.

“Një zonjë e respektuar. Nuk kemi dëgjuar kurrë ndonjë sherr nga shtëpia e tyre. Përshëndeteshim kur dilte për të bërë pazar. Ishte një zonjë e rezervuar dhe shumë e sjellshme.”, thotë një fqinj.

Ata që e njohin vazhdojnë të vënë në pah dashurinë e saj për familjen e në veçanti për dy fëmijët e saj.

“Ajo ishte shumë e lidhur veçanërisht me Xhesikën. Ata ishin shumë në harmoni me njëri-tjetrin, të lidhur nga një dashuri e veçantë. Gjithashtu sepse vajza nuk i kishte krijuar asnjëherë probleme. Ishte një vajzë shumë e mirë, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë”, thotë një i njohur.

Askush nuk flet për probleme të dukshme brenda çiftit, si dhe për një lidhje të mundshme jashtëmartesore pasi i shihnin gjithmonë duke dalë si burrë e grua.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Banda të armatosura rrëmbejnë 40 persona nga një kishë
Previous article PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË LEZHË/ 22-vjeçari transportohet në spital (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT