• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I ORGANIZUAR DHE PASTRIMI I PARAVE/ Delegacioni i Britanisë takim me Ardi Veliun
Home
Aktualitet

KRIMI I ORGANIZUAR DHE PASTRIMI I PARAVE/ Delegacioni i Britanisë takim me Ardi Veliun

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit kane qene ne qender te takimit te sotem mes drejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, si dhe Paul Cockram Oficeri ndërlidhës i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, ku ka një bashkëpunim të ndërtuar dhe të rregulluar me bazë marrëveshjesh dhe memorandumesh mes Ministrive të Brendshme.

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit.
Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike.
Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale”, theksoi Veliu.

“Policia e Shtetit është një partner shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.
Vlerësoj krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, si një hap pozitiv dhe në rrugën e duhur. Rezultatet e arritura deri sot nga Task Forca janë domethënëse, pasi mbi 170 të arrestuar për këtë periudhë është një rezultat inkurajues për të ecur përpara. Vlerësoj rezultatet e Policisë së Shtetit në tërësi, sidomos kohët e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe krimit në p @ Policia e Shtetit”-tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES SHOFERIT DHE PASAGJERIT/ Autobusi bie në lumë, vdesin 13 dhe dy të zhdukur (VIDEO)
Previous article SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT