• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I DYFISHTË NË DIVJAKË/ Vëllai i autorit: Ditët e fundit nuk dilte nga shtëpia, si e mësuam të gjithë ngjarjen
Home
Breaking News

KRIMI I DYFISHTË NË DIVJAKË/ Vëllai i autorit: Ditët e fundit nuk dilte nga shtëpia, si e mësuam të gjithë ngjarjen

20 September, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasditen e të shtunës, në Divjakë, u shënua një ngjarje tepër e rëndë. Hekuran Rrasa, vrau me armë gjahu gruan e tij Thëllënxën, e më pas, i dha fund edhe jetës së tij. Kjo çështje u trajtua këtë të hënë në emisionin “Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti. I ftuar përmes një lidhjeje direkte, ishte vëllai i Hekuranit, Brahimi.

Ai tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Sipas Brahimit, ai ishte duke qëndruar me një mik në shtëpi kur dëgjoi të shtëna. Menjëherë më pas thërriti të nipin, Leonardin, që shkoi në shtëpi dhe pa nga afër të gjithë ngjarjen e rëndë.

Ndër të tjera, Brahimi tregoi se i vëllai, Hekurani, njihej në fshat si person i sjellshëm dhe i qetë dhe se asnjëherë, nuk e kishin menduar që gjendja do të agravonte deri në këtë situatë.

“Unë kisha një mik në kohën e tragjedisë dhe dëgjuam të shtëna. Më pas marr vëllanë e madh dhe i them e ke numrin e Nardit, sepse dëgjova 2 të shtëna. Unë mora Nardin dhe më pas tha që obbo ç’ka bërë. Lajmëruam policinë, ato ishin të 2 brenda në një gjendje të rëndë. Ka bërë ç’të them. Mirë veten, por të bijën e krushkut pse ta vriste. Nuk e dimë për çfarë ka agravuar ngjarja në këtë mënyrë. Thëllënza ishte te babai. Vëllai nuk po dilte nga shtëpia, por s’ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Punonte në Greqi, në mënyrë private. Mesa kam vënë re unë s’ka qenë i dhunshëm. Ishte njeri shumë i mirë dhe njerëzit që vinin dje thoshin si ka mundësi që ta bënte Hekurani këtë. Këto 3-4 ditë nuk e di se si ishte”, tha vëllai i Hekuranit.

Ndërkaq, vëllai i autorit të krimit tregoi se mes çiftit, ka pasur dhe një konflikt para 10 viteve, kur kunata piu helm dhe rrezikoi së tepërmi jetën. Por gjatë kësaj periudhe, ai nuk kishte dëgjuar për zënka të ashpra mes tyre.

“E dija që ka qenë i mbyllur, nuk dilte. Mua s’më pat thënë që kishe ndonjë hall. Ata në këto vite kanë pasur probleme një herë para 10 viteve. Më marrin telefon se kishte pirë Thëllënza helm, e dërguam në spitalin e Lushnjës dhe e shpëtuam. Nuk e di ç’ka bërë policia atë kohë, gjërat u sheshuam, por sherr të jashtëzakonshëm s’kishim dëgjuar. Të gjithë bëjmë fjalë shtëpie, të gjithë grindemi. Është e tmerrshme kjo që bëri vëllai”, u shpreh Brahimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRJASHTIMI/ Genc Pollo: Moment fatal kur Basha na bëri “mandatdjegës”, tani veç Berisha është shpresë për...
Previous article KRIMI I DYFISHTË DIVJAKË/ Gruaja vite më parë kishte tentuar të vetëflijohej, ceremonitë mortore të ndara (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT