• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMI, BURIMI I TË ARDHURAVE/ Rreth 12 milionë euro vlera e pasurive të sekuestruara në Kosovë
Home
Rajon

KRIMI, BURIMI I TË ARDHURAVE/ Rreth 12 milionë euro vlera e pasurive të sekuestruara në Kosovë

5 June, 2022 s.autor Rajon

Rreth 12 milionë euro është vlera e gjithçkaje që është aktualisht e sekuestruar apo konfiskuar nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Shumica dërrmuese prej tyre janë nën masë sekuestrimi, pasi që dyshohet se janë përfituar kundërligjshëm. Vlera e saktë nuk dihet ende, porse zyrtarët e këtyre pasurive, thonë se janë në fazë të vlerësimit. Disa nga pasuritë e luajtshme ruhen në periferi të Prishtinës. Këto vetura të sekuestruara nga shteti ose janë përdorur për kryerje të veprës penale ose janë përfitim nga vepra penale, e vlera e tyre aktualisht arrin në 2,377,000.00 euro.

E brenda depos ka disa dhoma në të cilat gjenden mjete motorike, që ishin gjithashtu, në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Në një tjetër dhomë janë televizorët të sekuestruar, e aparate kazinosh, të cilët Policia e Kosovës i ka marrë nga hapësirat e lojërave të fatit, kur ato u ndaluan në Kosovë.

E një tjetër hapësirë është e mbushur me kompjuterë, që dikur ishin në lokalet ku ushtrohej puna në bizneset call center, përpara se në to të zhvillohej një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve gjermane. Por, diçka edhe më interesante gjendet në këto dhoma, bëhet fjalë për laboratoret e drogave që në Kosovë, së fundmi janë zbuluar e shkatërruar nga Policia në masë të madhe.

Disa që janë kapur në operacionet e fundit ende nuk janë këtu. E sipas Agjencisë që administron këtë depo, vlera e këtyre pasurive që ndodhet në këtë depo është rreth 85.000.00 euro. Megjithatë, ky nuk është i vetmi vend ku mblidhen këto pasuri. “Ato që kanë vlerë pak më të lartë si ari, argjendi, para ato i mbajmë në BQK”, ka thënë Enver Krasniqi, zëvendës drejtor i AAPSK-së. Në Bankën Qendrore të Kosovës prej këtyre pasurive ruhen para në vlerë prej 4,972,179.36 eurove, ndërkaq gjëra të çmuara në vlerë prej 1,300,000.00€.

Përveç këtyre, janë dhe një sërë llaptopësh, telefona e iPad që ruhen në një hapësirë të ngushtë në zyrën e Agjencisë, brenda Ministrisë së Drejtësisë. Kjo agjenci administron edhe pasuritë më të vlefshme, që janë ato të paluajtshmet. Zëvendës drejtori, Enver Krasniqi thotë se nuk ka pasur rast që ato të nxirren në shitje.

“Kemi edhe pasuri të paluajtshme ku përfshihen banesat, shtëpitë, tokat, parcela të ndryshme, kemi pasur rast edhe një hotel në biznes. Disa prej tyre janë të konfiskuara dhe janë tashmë të regjistruara si pronë e shtetit ndërkaq disa tjera janë në fazë të sekuestrimit dhe pritet vendimi i Gjykatës”, ka thënë Enver Krasniqi. Vlera e pasurive te paluajtshme që shteti e ka në pronësi si të konfiskuar aktualisht është rreth 3,000,000.00 euro./ RTVD

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PJESA MË E MADHE E OPOZITËS BOJKOTOI..."/ Rel për zgjedhjen e Bajram Begajt president: E propozoi Rama
Previous article "SA HERË BËN SEKS BRENDA NJË NATE?" Ana Gjini i thotë të gjitha rreth jetës seksuale

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT