Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian i këkon Gjykatës Penale Ndërkombëtare të firmosë një mandat arresti për presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, duke përfshirë edhe rolin në transferimin e paligjshëm të fëmijëve. BE-ja dhe vendet e saj anëtare marrin të gjitha masat e nevojshme në nivel ndërkombëtar për të lejuar ndjekjen penale të liderëve politikë dhe ushtarëve bjelloruse përgjegjës për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Këtë e kërkon komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së në një raport të miratuar nga shumica dhe në të cilën Gjykatë Ndërkombëtare Penale i kërkohet të lëshojë një urdhër arresti për Aleksandër Lukashenkon.