• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMET MONSTRUOZE QË TRONDITËN FAMILJET SHQIPTARE NË 2018/ Nga masakra Selenicës tek vrasja e prindërve (FOTO)
Home
2018

KRIMET MONSTRUOZE QË TRONDITËN FAMILJET SHQIPTARE NË 2018/ Nga masakra Selenicës tek vrasja e prindërve (FOTO)

28 December, 2018 F.autor 2018, Aktualitet, Breaking News, Sociale

Krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha në vendin tonë. Autoritetet dhe ligjet duket se janë shumë të pafuqishëm për të parandaluar vrasjet makabre. Arsyet shpesh janë shumë banale, por numri në viktima ka qenë shumë i lartë.

Ngjarja më e fundit ka ndodhur sot, ku në një fshat të Bulqizës vjehrri ka lene të vdekur në vend dhëndrin pasi i ka gjuajtur me dru pas koke. Ky i fundit një ditë më parë kishte plagosur një person.

AlpeNews.al, ju risjell rastet tragjike e të dhimbshme të krimit në familje që lanë shenjë në vitin 2018:

Çfarë ndodhi sot, vjehrri vret dhëndrin:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë. Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti të agravuar brenda familjes.

Viktima, i cili ka shkaktuar plagosjen e dy personave brenda të njëjtës familje, është Adriatik Jella. Jella mësohet se ka qenë në burg përpara dy muajsh dhe se është liruar së fundmi.

Sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, aty ku dhëndri i ka prerë veshët me thikë vëllait të ish-gruas, Baftjar Çidhnokut. Në orët e vona të mbrëmjes ai ka shkuar në fshatin Topojan të rrethit Bulqizë për të marrë ish-bashkëshorten tek prindërit e tij, por atje ai ka hasur rezistencën e vjehrrit dhe të afërmve të këtij të fundit. Kjo rezistencë u shndërrua më pas në përleshje, që përfundoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e njërit të afërm të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit.

Masakra e Selenicës, tetë kushërinj të vrarë

Padyshim krimi me i rende i ketij viti që tronditi fshatin Selenicë të Vlorës. 24 vjeçari, Ridvan Zykaj,  qëlloi për vdekje 8 persona të afër të familjes së tij.

1-Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj 9 vjeç (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Vajza vret dy prindërit

Blerta Pocesta

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ku 28-vjeçarja Blerta Pocesta, më datë 27 gusht vrau prindërit Amid dhe Nazmije Pocesta, 55 dhe 53 vjet si dhe motrën e saj të vogël Anila 14-vjeç.

I sapo ardhur nga Anglia vret prindërit në Peshkopi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Peshkopi ku një i ri ka vrarë me armë dy prindërit e tij, Flamur Selën, 55 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Kimete Sela.

Duke folur përçartë dhe në kushte të rënduar psikologjike 26-vjeçari Qemal Sela është shprehur i bindur se nuk kishte qëlluar prindërit e tij, duke rritur dyshimet se ai vuan nga çrregullime psikologjike.

Ai ishte kthyer në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal në Angli, i riu kreu aktin makabër.

Familja e tij ka në pronësi një hotel që ndodhet në zonën e llixhave, pranë Peshkopisë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe motra e viktimës.

Pas krimit, i riu me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes.

Babai vret të birin 41 vjeç

Një baba 70-vjeçari ka vrarë të birin e tij në dhunë e sipër, 41-vjeçarin, Agron Tema.

Tema është dhunuar nga babai i tij për tre ditë rrjesht, duke përfunduar në një vdekje të mënjëhershme pas traumës së marrë.

Babai i djalit është arrestuar nga blutë e Durrësit mënjëherë pas ngjarjes. Ai është Xhavit Tema, 70-vjeç.
Në deklaratën e tij 70- vjeçari nuk ka shprehur aspak pendesë për një veprim të tillë. “Djali nuk kujdesej për familjen tonë dhe as nuk punonte për të siguruar të ardhura”, ka thënë i moshuari para Policisë.

Nusja me dashnorin vret burrin dhe vjehrrën

Në 28 janar të 2018-ës, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesën e tyre të përpirë nga flakët. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër. Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E IMITOJNË PORTOKALLI/ Grida Duma bën reagimin e papritur: Çfarë problemi...(FOTO)
Previous article VIDEO NUK DUHET HUMBUR/ 50 Cent zbulon çmendurinë e radhës

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT