• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMET MONSTRUOZE NGA SHQIPTARËT NË BOTË/ Kur një familje SHUHET nga një “baba” vrasës
Home
Ekskluzive

KRIMET MONSTRUOZE NGA SHQIPTARËT NË BOTË/ Kur një familje SHUHET nga një “baba” vrasës

3 March, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Vitet e fundit është shenuar nje rritje e rasteve te krimit brenda familjes, duke tronditur jo pakhere opinionin publik.

I tillë është rasti i mbrëmshëm që ndodhi në Greqi brenda familjes shqiptare. Çifti shqiptar dhe fëmijët 3 dhe 2 vjeç u gjetën të masakruar me thikë. Armando nga Lushnja, ishte martuar me Marian, me të cilën kishte sjellë në jetë dy djem.

Sipas mediave greke fëmijët e mitur u gjetën pa jetë me shenja mbytjeje, ndërkohë që ende nuk është kofirmuar zyrtarisht, ndërkohë që babai dhe nëna e tyre, u gjetën në oborr, me plagë thike në qafë. Nndërkohë që autor i dyshuar mendohet se është bashkëshorti i cili mendohet se ka vrarë veten pas krimit.

Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.

MASAKRA TRONDITËSE NË GREQI/ DETAJET e fundit: Ish-bashkëshorti i shqiptares i DYSHUAR kryesor i krimit tragjik

Por të shumta kanë qenë rastet e njëjta ku kanë ndodhur krime brenda familjeve shqiptare, raste tronditëse ku burrat kanë vrarë fëmijët dhe gratë.

Alpenws.al ju risjell disa prej tyre:

Babai vret femijët, plagos gruan dhe vetëvritet

Flamur R. 44 vjeç në Gjermani qëlloi për vdekje dy djemtë e tij  13 e 11 vjeç  dhe plagosi gruan, Advijen 38 vjeç dhe më pas vrau veten. Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. Krimi Gjermani (1)

Burri shqiptar në Itali mbyt gruan dhe më pas vetëvritet

55-vjeçari shqiptar Shkelqim Bedeli, vrau fillimisht bashkëshorten e tij, një vit më të vogël në moshë, Shegushe Paeshti dhe më pas është vetëvrarë. Çifti shqiptar jetonte prej vitesh në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 55-vjçari pas krimit kishte lënë edhe dy letra, të shkruara në kompjuter.Njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve policore.Në letër ai shpjegon se kishte mosmarrëveshje të pakapërcyeshme në çift dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj situate ishte vetëm vdekja.

Burri me origjinë shqiptare vret gruan dhe vajzën

Një krim tjetër i rëndë ka ndodhur para dy vitesh në Gjermani, ku burri me origjinë shqiptare 51 vjeç nga Kosova ka vrarë gruan, vajzën 17 vjeçe dhe veten. Krimi ka ndodhur si pasojë e probleme që çifti kishin pasur më herët.

Çifti kishin edhe një vajzë tjetër ku 14 vjeçe e cila nuk ndodhej në shtëpi gjatë krimit.

Burri vret gruan, 2 djemtë dhe më pas edhe veten

Krimi që tronditi Kosovën dhe poppullin shqiptar, ishte ai ku babi vrau gruan dhe dy djemtë dhe më pas vrau veten.

Burri Fetah Zuka, me armë zjarri i ka marrë jetën bashkëshortes se tij, të ndjerës Makfire Zuka dhe dy fëmijët e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka. Arsyeja që çoi deri te vrasja ishte një konflikt që çifti bashkëshortor kishte patur që në Zvicër. Familja kishte ardhur nga jashtë për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Burri shqiptar vret gruan në shtëpinë ku ajo punonte

Krimi në familje i ka marrë jetën një tjeter gruaje shqiptare në Itali.

Luareta Zyberi 43-vjeç u gjet e vrarë në një apartament në Genova të Italisë ku ajo ishte e punësuar.43-vjeçarja është gjetur e pajetë, e mbuluar nga gjaku, nga pronari i shtëpisë ku punonte, ndërkohë që sipas mediave autori dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është pikërisht burri i saj Eduard Zyberi 54-vjeç, i cili pas aktit të rëndë ka tentuar të vrasë veten. Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BORËS I KA HIPUR TANGËRLLIKU, DONALDI DHE TRIXA..."/ Ermal Mamaqi flet për "TREKËNDËSHIN" e famshëm
Previous article ANALIZA/ "New York Times": A do të ketë një krizë globale të furnizimit me ushqime?

s.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT