Në seancen e sotme të ballafaqimit mes Ylvi Beqajt dhe noteres Aida Spahihu tek Krimet e Rënda mësohet se është thënë:
“Askush s’e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyrën time. Askush nuk e ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyren time”, ka thënë ajo. Ylvi Beqaj nga ana e tij u shpreh se “noterja gënjen”. Ai ka theksuar se është takuar në Rinas me noteren Aida Spahiu ku edhe i ka shprehur shqetësimin për përplasjen me Shullazin”.
Beqja ka thënë se ai e ka kërcënuar ndërkohë që shkonin te noterja për ish-Vollgën, e ka kapur për qafe dhe i ka vënë edhe pistoletën në bark.
Por truproja e tij shtetasi R.T e ka mohuar një gjë të tillë, duke treguar se ai dhe Shullazi kishin raporte të mira.
Edhe vete noterja e pyetur ne seance ka thene se kontrate eshte firmosur pa asnje kercenim.
Përballë kësaj dëshmie ka reaguar edhe vetë Shullazi, i cili i është drejtuar prokurores: Ju keni tabulatet e Ylviut, por ne kemi incizime, ku ju e keni mësuar atë të dëshmojë kundër meje.
Përgatiti: AlpeNews.al


