• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMET E PASIONIT QË “LANË SHENJË”/ Nga xhelozia për një MASHKULL tjetër, tek tërheqja ZVARRË me makinë… (RASTET)
Home
Ekskluzive

KRIMET E PASIONIT QË “LANË SHENJË”/ Nga xhelozia për një MASHKULL tjetër, tek tërheqja ZVARRË me makinë… (RASTET)

8 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Në 20 vitet e fundit në Shqipëri, por edhe mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar disa prej krimeve më monstruoze ndaj grave.
Rasti më i fundit ishte ai i ditës së sotme, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi me tre plumba ish të dashurën e tij Xhuljeta Çuni, e më pas veten. 
Por po të kthehemi pas në janar, kujtojmë edhe një nga rastet po kaq të renda, të dy të rinjve nga Fieri, Aldisonit dhe Arielës.

Të vrara kryesisht për shkaqe xhelozie, dhjetra gra humbin jetën çdo vit si pasojë e partnerëve ose përndjekësve të tyre dhe disa prej rasteve më të bujshme i gjeni të renditura më poshtë. 

Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me dy plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur. Mësohet se e reja është ngacmuar shpesh nga 31-vjeçari, i cili babai i një fëmije dhe i divorcuar, si në vendin e punës edhe në rrugë, dhe për këtë e reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.

21 Janar 2018:
Studenti i Infermierisë Aldison Belulaj ekzekuton me armë zjarri ish të dashurën e tij, 21-vjeçaren Ariela Murati, pasi Belulaj nuk arrinte të pranonte ndarjen prej saj dhe një lidhje të mundshme që ajo mund të kishte krijuar me një djalë tjetër. Pasi ekzekutoi vajzën, Aldisoni ka qëlluar veten me plumb në gojë dhe vijon të ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

 

E vrau në parukeri:
Pas disa vitesh në një lidhje jashtëmartesore me të, Etleva Nodka u vra nga i dashuri Alfred Nikolli në dyert e parukierisë së saj. Nikolli, për shkaqe xhelozie, hapi zjarr ndaj 28-vjeçares nënë e një djali 3-vjeçarm, duke i marrë asaj jetën me dy plumba. Ai u dënua me 27 vite burg.

Biznesmeni kosovar tërheq zvarrë me makinë këngëtaren:

Elsina Hidersha, këngëtarja e famshme 22-vjeçare e njohur me emrin e artit Emmy, është ndarë nga jeta më 28 shkurt 2011, pasi i dashuri i saj, biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi e tërhoqi atë për disa metra zvarrë me makinë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Mësohet se 44-vjeçari dhe këngëtarja kishin debatuar pak minuta më parë. Kelmendi, pasi ka ecur disa metra ngadalë, më pas ka rritur shpejtësinë dhe ka frenuar. Në atë moment, Emmy është shkëputur nga dritarja duke u rrëzuar në asfalt, ku ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ajo u nda nga jeta disa orë më pas në spital ndërsa gjyqi ndaj Kelmendit ka tërhequr jo pak vëmendje. Ai fillimisht u dënua për “vrasje nga pakujdesia” dhe më pas u la i lirë. Por çështja ndaj tij u rihap dhe Kelmendi u dënua me 2 vjet e 10 muaj burg. Ai u shpall në kërkim nga Interpoli dhe në 2014-ës, u vetëdorëzua në polici për të shlyer vetëm 10 muaj dënim. Kelmendi tashmë ëshët i lirë.

Dashuri e njëanshme në Kuçovë:
Një dashuri e njëanshme i ka marrë jetën një 22-vjeçareje nga Kuçova në vitin 2015 pasi Klaus Sakolli, me të cilin Denisa Demaj komunikonte në telefon, pas një debati me vajzën dhe pas refuzimit të bërë nga familja e saj, i vajti 22-vjeçares në shtëpi dhe qëlloi me automatik atë dhe të vëllanë. Denisa Demaj humbi jetën ndërsa vëllai i saj, mbeti i plagosur. Sakolli ndodhet në burg por nuk bëhet e ditur me sa vite është dënuar.

Krim i trefishtë:
Një krim i trefishtë tronditi Korçën më 1 tetor të 2012-ës, ku Viktor Rozani, ekzekutoi me armë zjarri të dashurën e tij Eliverta Çoçka dhe shtetasin Feridon Bollguri, pasi i kapi ata të dy në flagrancë. Pasi vrau ata të dy, Rozani qëlloi edhe veten. Të tre ata ishin të martuar dhe kishin fëmijë me partnerët e tyre.

E masakroi në sy të djalit:
Në nëntor të 2017-ës, jo vetëm shqiptarët por edhe populli italian u trondit nga vdekja e 30-vjeçares Migena Këllezi, e cila u masakrua në sy të djlait 8-vjeçar nga bashkëshorti Dritan Sulollari për motive xhelozie, pasi ata ishin në prag të ndarjes. Sulorllari ndodhet në burg në Itali, ndërsa nuk bëhet ende e ditur nëse gjakata ka dhënë vendimin për dënimine tij.


Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë po ndodh?! Pas vetvrasjes së stilistes, gjendet i vdekur në dhomë personazhi i njohur Anthony Bourdain
Previous article Kontrata më e gjatë e merkatos/ Goleadori anglez nënshkruan për 6 vite me...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT