• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË/ Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg një tjetër të akuzuar
Home
Rajon

KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË/ Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg një tjetër të akuzuar

3 February, 2026 s.autor Rajon

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sërgjan Lazoviç, duke e dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burgim. Lazoviçit u dënua për krime të kryera në Panorc të Malishevës gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas aktakuzës të siguruar nga kjo media e specializuar në raportime në fushën e drejtësisë, Lazoviç akuzohej se në periudhën 1998-1999, në fshatin Panorc të Malishevës, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar kishin kryer arrestime të kundërligjshme, keqtrajtime fizike dhe psikike të popullsisë civile shqiptare, që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Aktakuza thotë se nga 3 shtatori i vitit 1998 deri më 5 tetor të po atij viti, në Panorc, Lazovi, si person i uniformuar, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, ai kishte arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 civilë.

Prokuroria ka argumentuar se banorë të fshatrave të Malishevës dhe Klinës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe me të arritur aty, civilët hasën në një postbllok të forcave policore serbe. Aktakuza thotë se forcat serbe fillimisht i ndan burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i urdhëruar këta të fundit që të largoheshin. Ndërkaq, rreth 500 burra shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në drejtim të shkollës së fshatit dhe rrugës u keqtrajtuan dhe rrahën.

Në këtë shkollë, burrat ishin mbajtur të bllokuar për rreth 30 orë, dhe në një klasë ata dërgoheshin për t’u marrë në pyetje, ku edhe rriheshin e torturoheshin, thuhet në aktakuzë, ku shtohet se 13 prej të ndaluarve u dërguan më pas në Burgun e Dubravës dhe të tjerët u liruan.

Lazaroviç dhe pjesëtarë të tjerë të forcave serbe po ashtu akuzohen se dëbuan popullsinë shqiptare dhe më pas plaçkitën shtëpitë e tyre.

Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET E FUNDIT RUSE NË UKRAINË/ Zelensky: U përdorën një numër rekord raketash balistike! Si e shfrytëzoi Putin armëpushimin
Previous article MOTI I KEQ NË MAROK/ Përmbytje masive, mbi 50 mijë persona evakuohen nga zonat e prekura

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT