• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMET E LUFTËS/ “Gjykata Speciale do të dënojë edhe me burgim të përjetshëm”
Home
Rajon

KRIMET E LUFTËS/ “Gjykata Speciale do të dënojë edhe me burgim të përjetshëm”

7 December, 2019 k.autor Rajon

Rreth treqind persona janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, të cilët do t’i përgjigjen prokurorisë rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës dhe pas saj, në Kosovë.
Aktakuzat e para pritet të ndodhin në vitin e ardhshëm, kurse dënimi për gjithë të akuzuarit do të jetë edhe me burgim të përjetshëm. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.

“Askush nuk mund të paragjykoj në këtë moment se kur do t’i shohim akatakuzat e para. Ka pasur spekulimi që ky fundvit do të jetë koha kur do t’i shohim aktakuzat e para. Askush nuk mund të paragjykoj duke marrë parasysh që një numër i madh i njerëzve janë ftuar për deklarata qoftë si të dyshuar qoft si dëshmitar. Vitin e ardhshëm mund të presim aktakuzat e para”.

“Lartësia e dënimeve do të shërbehen me politikat e dënimeve që janë sjell edhe në Kosove edhe Tribunali Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi. Maksimumi do të jetë i përjetshëm, por në raste veç e veç mundemi me parë se cilat do të jenë”, tha ai. Lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale në Kosovë, Blakaj thotë se nuk është i përcaktuar, derisa tha se mandati 5 vjeçar mund të zgjatet për aq kohë sa prokuroria ka argumente në ngritjen e rasteve.

“Mandati kohor i dhomave të specializuar nuk është i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe precize me ligj. Mandati do të jetë 5 vite me mundësi zgjatje mirëpo sipas gjitha gjasave dhomat e specializuara munden vetit me ja vazhdua mandatin për aq sa është e nevojshme, për aq sa prokuroria ka prova dhe mund të ngrit raste. Nuk presim që pas 5 viteve të përfundoj punë e dhomave të specializuara”. Ndër të tjera Blakaj i tha Ekonomia Online se aneksi i veteranëve për ndjekjen penale të serbëve dhe të dyshuarve të tjerë për krime të luftës mund edhe të mos funksionojë. Andaj kërkoj ai që autoritetet e Kosovës të insistojnë që krimet e luftës të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk e di se a do të merren parasysh kërkesat e veteraneve që kjo gjatë t’i trajtojë gjitha lëndët që kanë ndodhur gjatë luftës. Por gjithmonë ekzistojnë gjykate e rregullta dhe nëse faktori politik gjatë procesit të dialogut me Serbinë do të insistojnë që të vendoset një bashkëpunim juridik mes Serbisë dhe Kosovës për krimet e luftës. Atëherë gjykatat e rregullta mund ti procedojnë të gjitha rastet edhe kur forcat serbe kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptar. Në këtë pikë autoritetet e Kosovës do duhej të insistonin gjatë dialogut”, ka thënë ai. Specialja ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU NJË PERSON NË VLORË/ Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari
Previous article SKANDALI/ Mesazh kërcënues sulmuesit të Kategorisë së Parë, i kërkohet të mos luajë, se do ta vrasin

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT