• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIME MAFIOZE, VRASJE, PLAGOSJE DHE VETËVRASJE/ Çfarë po ndodh në vend? Gjashtë ngjarjet që TRONDITËN Shqipërinë brenda 24 orëve
Home
Ekskluzive

KRIME MAFIOZE, VRASJE, PLAGOSJE DHE VETËVRASJE/ Çfarë po ndodh në vend? Gjashtë ngjarjet që TRONDITËN Shqipërinë brenda 24 orëve

20 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Brenda 24 orëve vendi ynë është tronditur nga gjashtë ngjarje të rënda të cilat kanë shokuar mbarë opinionin publik. Konfliktet dyshohen se janë një nga faktorët kryesorë pse kanë ndodhur këto ngjarje. Dy vëllezër u vranë, dy persona të tjerë u vranë në mënyrë mafioze, një person u plagos nga një polic, dy të tjerë u vetëvranë dhe një mësues amerikan mbyti gruan, dy qentë dhe veten në fund, krime që Alpenews.al do ua sjelli më të detajuarara se çfarë ka ndodhur brenda këtij 24 orëshi.

VRASJE E DYFISHTË NË VELIPOJË

AUTORËT

Njëri nga viktimat

Dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel “Holiday’ qëlluann me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.  Arsid Hoxha u qëlluarme 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba, të qëlluar në gjoks dhe në bark.Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri.

Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik  policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ . Por fatkeqësisht mbrëmjen e  19 Gushtit Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë.

E VRANË DHE MË PAS E HODHËN NË HUMNERË NË MEMALIAJ

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur edhe në fshatin Zhapokike 2, në Memaliaj. Trupi i një të moshuari u gjet në përrua. Burmet policore konfirmojnë se 72-vjeçari Faik Ajdini është vrarë.

Në trupin e viktimës janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka ka shkaktuar vdekjen.Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë ose thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua, ku është gjetur trupi i të ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.Aarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.

AMERIKANI VRET GRUAN, DY QENTË DHE MË PAS VETEN NË TIRANË

Amerikani, Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private në Tiranë, ka vrarë fillimisht gruan e tij nga indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.Çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk diltePolicia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

VETËVRITEN DY PERSONA NË FIER

Dy persona janë vetëvrarë në Fier, në dy fshatra të ndryshëm.Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.

VRITET ME ARMË ZJARRI NË DHOMËN KU FLINTE

Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës.
Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur. Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën. Të hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza shkoi në fshat. dyshohet se 4 vite më parë për konfliktet e kullotave atë e kanë kërcënuar disa bashkëfshatarë me armë, por ngjarja në atë kohë nuk u denoncua dhe çështja u mbyll mes tyre. Për të mbrojtur këto kullota viktima shkonte çdo verë në fshat.

POLICI PLAGOS ME ARMË 45-VJEÇARIN

Polici i kufirit Erion Goxharaj qëlloi me armë ndaj 45-vjeçarit, Lorenc Kosta i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi dje (19 Gusht) në zonën e Komunës së Paristit, kur Goxharaj ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të Kostas, punonjës i ERE-s.Kosta mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa Goxharaj vijon të jetë në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë lidhja intime që Kosta kishte krijuar me bashkëshorten e efektivit. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.Policia në një njoftim të bërë në orët e vona të së hënës deklaroi se ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo që jep informacione që do të çojnë në arrestimin e Goxharajt.

ALPENEWS.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË RRIPIN E GAZËS/ Gjenden trupat e 6 pengjeve izraelite të rrëmbyera nga Hamasi
Previous article VIDEOLAJM/ Ja momenti kur polici i kufirit qëllon me armë ndaj 45-vjeçarit në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti Aktualitet

TRONDITET ITALIA/ 45-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida Aktualitet

E RËNDË/ Humb jetën turistja në Vlorë, 69-vjeçarja banonte në Florida

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit Aktualitet

GJYKATA URDHËRON BURGJET: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit

Facebook Comments

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT