Nëntë persona kanë humbur jetën në një sulm me dron rus ndaj një autobusi civilësh në Ukrainën verilindore.
Administrata ushtarake rajonale e Sumy-t tha se shtatë persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes, ndërsa autobusi udhëtonte për në kryeqytetin rajonal Sumy, afër kufirit me Rusinë.
Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022.Në një deklaratë, shërbimi policor tha: “Ushtria ruse ka goditur përsëri një objekt civil, duke shpërfillur të gjitha normat ose ligjin ndërkombëtar dhe njerëzimin”.


