Arkeologu dhe krijuesi letrar, mjeshtri i madh Moikom Zeqo i ka dhuruar ditën e sotme rreth 100 libra, bibliotekës publike “Musine Kokalari”, e cila ndodhet në njësinë 7 në kryeqytet.
Biblioteka e cila u inagurua vetëm 4 ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke u kthyer nga një magazinë librash në një ambjent modern leximi, sot gëzon 100 libra të rinj nga biblioteka personale e Moikom Zeqos.
Zeqo falenderoi kryebashkiakun Veliaj, drejtoreshën e Rinisë në Bashkinë e Tiranës Aspasiana Kerxhalli, administratoren e njësisë nr. 7 Gjinovefa Kadria si dhe stafin e “Knowledge Is Power”.