• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KRIJON EFEKTE NEGATIVE…”/ Shoqata Gjermane nuk i kursen kritikat për Amnistinë Fiskale
Home
Aktualitet
Kronikë

“KRIJON EFEKTE NEGATIVE…”/ Shoqata Gjermane nuk i kursen kritikat për Amnistinë Fiskale

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, edhe Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë kritikoi nismën e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale duke vënë theksin te pasojat negative afatgjata, të tilla si nxitja e informalitetit dhe padrejtësia që ky ligj i bën qytetarëve të ndershëm që kanë paguar taksat rregullisht.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në prokurime është shqetësimi kryesor i biznesit gjerman në Shqipëri
Përfaqësues të Ambasadës Gjermane dhe të Dhomës Gjermane në Tiranë. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) kritikoi në një njoftim për shtyp nismën e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale dhe penale të enjten ndërkohë që kryeministri pritet të mbajë “konsultime” me grupe të tjera biznesi të premten në orën 11.

Shoqata Gjermane, e cila përfaqëson një numër biznesesh dhe investimesh gjermane në Shqipëri, bëri deklaratën e saj pas qëndrimit të prerë të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë kundër kësaj amnistie.

“Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale,” thuhet në deklaratën e DIHA-s.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit. Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i padrejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen,” thuhet më tej në deklaratë [Link].

Qeveria shqiptare pretendon se vendi ka nevojë për një nismë për amnisti fiskale me qëllim që të legalizojë paratë e mbajtura privatisht nga qytetarët që i kanë fituar përmes punësimit në të zezë apo evazionit fiskal.

Sipas qeverisë, këta individë do të mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro para të thata apo pasuri, me kushtin që të paguajnë një taksë që varion nga 5 deri në 10% si dhe të mos i largojnë paratë nga Shqipëria për së paku pesë vjet.

Projektligji është kritikuar për dy arsye kryesore: pandershmëria ndaj qytetarëve dhe bizneseve të cilët kanë paguar taksat në mënyrë të ndershme (barra fiskale në Shqipëri arrin në trefish dhe katërfish në krahasim me taksën e propozuar nga qeveria për legalizimin e parave të pataksuara), por, ajo që është më e rëndësishme, projektligji është kritikuar për rrezikun që paratë e fituara nga zyrtarët e korruptuar në afera korruptive apo ato të fituara në aktivitete kriminale, do të mund të deklarohen si fitime nga ekonomia informale dhe të legalizohen përkundrejt një kostoje minimale.

Qeveria u detyrua një herë të tërhiqet nga kjo nismë vitin e kaluar pas presionit nga Komisioni Evropian. Komisioni ka shprehur sërish shqetësimet e veta nga ky projektligj edhe këtë herë. Ndërkohë, Dhoma Amerikane dhe Shoqata Gjermane nënvijëzojnë që të dyja në deklaratat e veta se kritikat e bëra prej tyre ndaj nismës së kaluar të qeverisë “nuk janë marrë parasysh”; me pak fjalë, Rama duket se ka propozuar të njëjtin projektligj që pati tërhequr vitin e kaluar./Reporter.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DREJTËSIA PO GODET..."/ Salianji i përgjigjet Gjiknurit: Ne, duart në xhepa dhe fjalën kemi! Kujt i kërkoni llogari
Previous article "HAPE DERËN SE JAM POSTIERI"/ Karabinierët i punojnë rrengun 34-vjeçarit shqiptar dhe i gjejnë drogën poshtë krevatit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT