Thirrjes së ndërkombëtarëve për të plotësuar vakancat në Kuvend, pas largimit të deputetëve të opozitës, i janë përgjigjur pozitivisht disa kandidatë në listat pasuese të PD-LSI, të cilët kanë pranuar nisjen e procedurave për të marrë mandatin.
Po kush janë kandidatët e opozitës që mund të ulen në parlament? Tiranapost sjell një dosje me emrat që përfliten deri tani, ku një pjesë kanë qëndrim zyrtar.
Aktualisht 4 kandidatë të LSI kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ dhe ky është hapi i parë në rrugën drejt marrjes së mandatit.
1.Enver Roshi,
2.Ylli Shehu,
3.Aurora Mara
4.Edmond Rrushikanë
Listës së LSI-së mund t’i shtohet edhe Ralf Gjoni, i 11-i në listën e Tiranës. Ai nuk pranuar të firmose heqjen dorë nga mandati, ndërsa dje zhvilloi edhe një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein, duke dhënë sinjale, që mund të bëhet pjesë e Kuvendit.
Nga ana tjetër, deputeti Lefter Koka doli që në fillim kundër Kryemadhit, duke refuzuar djegien e mandatit të deputetit.
Ndërkohë edhe nga Partia Demokratike, ka disa kandidatë që nuk i janë bindur urdhrit të Bashës për të firmosur mospranimin e mandatit
1. Ligoraq Karamelo, i 6-i në qarkun e Korçës dhe
2. Lefter Maliqi, i treti në qarkun e Beratit
Nuk ka ende një vendim të qartë për:
1. Erion Picirin
2.Selami Jenisherin
Nga ana tjetër, deputetët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari refuzuan që të djegin mandatin e deputetit. Murrizi u përjashtua nga PD, ndërsa pritet që të njëjtin fat të ketë edhe Rudina Hajdari.
Edhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi , i cili renditet i 19 në listën e PD-së në Qarkun e Durrësit ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit.
Ai ka folur për Top-Channel për krijimin e një opozitë të re, të quajtur Aleanca Kombetare për Drejtësi. Sipas tij, as Sazan Guri nuk ka firmosur mospranimin e mandatit. Sipas TCH, as Andi Përmeti që renditet i 12 në Qarkun e Korçës, nuk ka pranuar të firmosë refuzimin e mandatit.
1.Kujtim Gjuzi
2.Sazan Guri
3.Andi Përmeti
“Ju bëj me dije se dhe Sazan Guri s’ka firmosur dokumentin. Janë edhe shumë të tjerë dhe lista është mjaft e lartë, mund të shkojë në numrin 33. Opozita e re sapo ka lindur, Aleanca Kombëtare për Drejtësi quhet. Janë 11 parti politike që janë brenda, kanë firmosur dhe i janë bërë prezent faktorit ndërkombëtar në Tiranë permës një dokumenti zyrtar”.