Nesër do të regjistrohet në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (që është afati i fundit) për vendoret e 30 qershorit, partia e re “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin.
Lajmi prej dy ditësh ka bërë xhiron e rrjetit duke qenë të shumta emrat e aluduar si anëtar partie dhe jo vetëm.
Pak orë më parë, një tjeter listë, me emrat e bordit drejtues u bë e ditur ku ndër to ishte dhe një prej kritikueseve të Lulzim Bashës, Endira Bushati ish anëtare kryesie.
Në një prenoncim për AlpeNews.al, Bushati e mohon duke thënë se nuk është pjesë e bordit, ndonëse është kritike e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Bashës.


