• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kreu i Vetëvendosjes, Kurti kritikon qeverinë për shpenzime marramendëse: Ata janë …
Home
Rajon

Kreu i Vetëvendosjes, Kurti kritikon qeverinë për shpenzime marramendëse: Ata janë …

26 June, 2018 g.autor Rajon

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sulmoi qeverinë e Kosovës me pretendimin se ajo po shpenzon më shumë se sa mbledh. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kurti shkruan se Qeveria po shpenzon për asfalt 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim.

“Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin. Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

POSTIMI I KURTIT

“Keqqeverisja si shpenzim

Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin.

Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës, së bashku, nuk i kanë as 10% të parave të bëra asfalt. Për të qenë edhe më keq se kaq, shpenzimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës, institucion ky thelbësor për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tejkalohen për gati 70% nga shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit.

Ne i japim 25% më shumë para RTK-së se sa Këshillit Prokurial të Kosovës. Te shpenzimet kapitale, ato për asfalt rrugësh janë 100 herë më shumë se sa për trotuare për këmbësorë. Dhe, shpenzimet vetëm për një autostradë janë mbi trefishin e atyre për rrugë lokale dhe gati shtatëfish sa ato për rrugët regjionale. Shpenzimet kapitale për trotuare tejkalohen për 50% nga ato për vetura zyrtare dhe për mobile.

Te shpenzimet për mallra dhe shërbime, për shpenzimet, mëditjet dhe akomodimin e udhëtimit zyrtar jashtë vendit, janë shpenzuar 9.4 milionë euro, e që është më shumë sesa shpenzimet kapitale për kanalizim. Kurse furnizimet për zyra (mbi 8.5 milionë euro) janë përafërsisht aq sa shpenzimet kapitale për kanalizim.

E, për shpenzimet kapitale për kanalizim janë harxhuar aq sa për qiratë e ndërtesave (diç mbi 8 milionë euro), ndërkaq për trotuare për këmbësorë aq sa për drekat zyrtare (rreth 3 milionë euro). Shpenzimet e telefonisë mobile bëjnë sa ato për mirëmbajtjen e shkollave dhe të objekteve shëndetësore marrë së bashku (2.5 milionë euro).

‘Shpenzimet kontraktuese tjera’ të paspecifikuara janë plot 38 milionë euro. Ne paguajmë për vendimet e gjykatave (mbi 5.3 milionë euro) gati sa edhe shpenzime kapitale për ujësjellësin. Te shpenzimet kapitale, për deponi të mbeturinave janë shpenzuar vetëm 97 mijë euro, kurse për blerje të librave vetëm 33 mijë euro.

Më shumë sesa për ujësjellës, kanalizim e trotuare, qeveria ka qenë më kursimtare veçse për blerjen e librave dhe veprave artistike për të cilat janë harxhuar vetëm 36 mijë euro. Huamarrja e përgjithshme është rritur për 37.3% nga 154.4 milionë euro në 212 milionë euro.

Huamarrja e jashtme dhe pranimet nga nënhuazimet janë rritur për gati 120% nga 53.2 milionë euro në 116.6 milionë euro. Te huadhëniet për ndërmarrjet publike, borxhi i KEK-ut është mbi 182 milionë euro. Pagat e rrogat dhe mallrat e shërbimet në vitin 2017 janë rritur për 27 milionë euro gjithsej krahasuar me vitin 2016. Ato përbëjnë 40% të pagesave të gjithmbarshme. Tatimi në pronë në të gjitha komunat e Kosovës bashkarisht është vetëm 22 milionë euro.

Përfitimet buxhetore nga licencat janë më pak se modeste. Psh. nga licenca për importim të duhanit dhe shitje me shumicë gjithsej 85 mijë euro. Nga licenca për shitje me pakicë të naftës dhe derivateve 200 mijë euro, me shumicë 49 mijë euro, ndërkaq për importin e naftës dhe derivateve 140 mijë euro.

Buxhetimi i këtillë është keqqeverisje, shpenzimi i këtillë është krim-qeverisje, është krimb-qeverisje. Ky është raporti për 2017, përfytyroni se si do të duken shpenzimet e 2018 pas rritjes 100% të pagave për Qeverinë, 53 milionëshit për Bechtel-Enkan dhe borxhit që po i paguan Telekomi Z-mobile.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ikën me sherr nga DWTS, por shihni çfarë bën tani burri i Almedës në Shqipëri (FOTO)
Previous article Pogba lë "gojë hapur" gazetarin e Perusë (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT