• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KREDITIMI/ Bankat japin më shumë kredi për individët, më e vështirë për bizneset
Home
Ekonomi

KREDITIMI/ Bankat japin më shumë kredi për individët, më e vështirë për bizneset

21 July, 2018 k.autor Ekonomi

Bizneset, sidomos ato të mëdha, e kanë pasur më të vështirë që të merrnin kredi në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa më e lehtë ka qenë për individët. Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për Tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2018, në reflektim të një politike më të shtrënguar kreditimi për bizneset e mëdha. Në të kundërt, standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, në sajë të lehtësimit në segmentin e kredive për qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve ashtu edhe në atë të individëve. Kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim.

Standardet e kreditimit për kategorinë e bizneseve u shtrënguan në krahasim me një tremujor më parë, të përcaktuara kryesisht nga ato të aplikuara mbi kreditë për bizneset e mëdha. Ato u raportuan më të shtrënguara në kreditë për qëllim investimi dhe pothuajse të pandryshuara për kreditë për likuiditete. Pritjet për tremujorin e tretë të vitit lënë thuajse të pandryshuar me tremujorin e dytë tablonë e standardeve të kreditimit për bizneset, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Kërkesa për kredi u raportua më e lartë si për bizneset e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ato të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa ishte më e lartë në krahasim me tremujorin e mëparshëm për kredinë për likuiditete, ndërkohë që ajo për investime u raportua lehtësisht më e ulët.

Standardet e kreditimit për individët u raportuan më të lehtësuara në tremujorin e dytë. Ky lehtësim ishte i pranishëm për kreditë për blerje banese, ndërkohë që për kreditë konsumatore standardet mbetën pothuajse të pandryshuara me një tremujor më parë. Në tremujorin e tretë të vitit bankat shprehen se nuk presin ndryshim të standardeve të kredisë për individët në asnjërin prej segmenteve të kësaj kategorie.

Kërkesa e individëve për kredi ishte më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, e nxitur nga kredia me qëllim blerje banese. Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin një kërkesë lehtësisht më të lartë se ajo e tremujorit të dytë, si për kredinë me qëllim blerje banese ashtu edhe atë konsumatore.

Faktorët e perceptuar nga bankat si nxitës së kërkesës ishin të lidhura me: nevoja më të larta për financimin e konsumit si edhe blerjes së banesave; kreditë nga bankat dhe jo-bankat; si edhe zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave. I vetmi faktor që bankat perceptojnë se ka ndikuar në kahun rënës kërkesën për kredi të individëve ishte përdorimi i burimeve të brendshme të financimit, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 21 KORRIKUT/ Kush feston sot? Nga Robin Williams deri te këngëtari… (FOTO)
Previous article VLERAT TURISTIKE TE VENDIT TONE/ Kryeministri publikon artikullin nga media italiane, Shqipëria e Jugut...

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT