• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KREDITË E KOORPORATAVE NË RËNIE: 7.3 përqind më pak rritje se viti i kaluar
Home
Ekonomi
Portret

KREDITË E KOORPORATAVE NË RËNIE: 7.3 përqind më pak rritje se viti i kaluar

3 September, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kredia për biznesin e madh është në rënie edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit, portofoli i kredisë për biznesin kishte vlerën e 176 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, kredia për korporatat ka rënë me 7.3%, ndërkohë që është në vlerat më të ulëta që prej vitit 2011.

Tkurrja drastike e portofolit në këtë segment të tregut në vitet e fundit njëkohësisht rezultat i shtrëngimit të ndjeshëm të kreditimit nga bankat, por, edhe e një procesi të vazhdueshëm të pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura. Për shkak të përqendrimit të lartë të kreditimit në segmentin e korporatave, sasitë më të mëdha të kredive problematike erdhën në këtë segment. Dështimi i shumë korporatave të rëndësishme në ekonomi ka bërë që tashmë bankat të tregohen shumë të kujdesshme.

Kredia për biznesin e madh ka vlera më të larta dhe bankat janë konservatore në ekspozime të mëdha tek klientë të veçantë. Ngërçi i kreditimit të korporatave është ndër shkaqet kryesore pse totali i kredisë për ekonominë nuk po rritet as këtë vit. Bizneset e vogla dhe individët iu mundësojnë bankave shpërndarjen e nevojshme të rrezikut kreditor, por, nga ana tjetër, te klientët më të vegjël është i vështirë gjenerimi i volumeve të mëdha të kredisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkencëtarët e Universitetit “Rutger” zbulojnë “tullën” e jetës
Previous article MASAKROI 28 VJEÇARIN E HUAJ/ Detajet: Vrasësi SHQIPTAR kultivonte kanabis. Në Gjykatë tha se...

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT