• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KREDITË E BUTA/ Nesër afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit
Home
Ekonomi
Biznes

KREDITË E BUTA/ Nesër afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit

16 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi

Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për kreditë e buta në kryeqytet. Sipas vendimit të Bashkisë së Tiranës, mbi fazën e dytë të programit social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, zbardhur pak kohë më parë nga “Gazeta Shqiptare”, 17 gushti i këtij viti është afati i fundit i pranimit të dokumenteve. “Fituesit e fazës së parë duhet të dorëzojnë dokumentet nga data 16.07.2018 deri më 17.08.2018 pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë”,- thuhet në njoftim. Aplikuesit duhet të tregojnë shumë kujdes, pasi nëse nuk dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar, humbasin mundësinë për të fituar shtëpinë me kredi të butë. Bashkia e Tiranës thekson se nuk do të ketë një fazë tjetër për dorëzimin apo pranimin e dokumentacionit.

Kategoritë përfituese
Ky program u vjen në ndihmë të gjitha çifteve të reja, të cilat kanë një nivel të caktuar të ardhurash nga punësimi dhe dëshirojnë të blejnë një shtëpi, por e kanë të pamundur të përfitojnë një kredi me kushtet e tregut. Kështu, Bashkia e Tiranës u subvencionon interesat e kredisë. Për të përfituar nga programi i “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, aplikuesit duhet të plotësojnë disa kritere, ku më kryesoret janë: familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar, individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç, familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë, si dhe familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.

Dokumentacioni
Këtë vit janë plot 500 qytetarë që do të shpallen fitues e do të përfitojnë nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”. Personat që kaluan fazën e parë duhet të dorëzojnë pranë zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit, në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues. Respektivisht kandidatët duhet të dorëzojnë: formularin e strehimit, certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare, vërtetim të vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi, vërtetim të të ardhurave neto të familjes apo individit, vërtetimin e punësimit si dhe dokumentin për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.

Gjithashtu, aplikantët duhet të paraqesin pranë zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës edhe vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes, vërtetim nga zyra e punës për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë, vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, vërtetim nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë, vërtetim nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, vërtetim nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

Ndërkohë, qytetarët duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim për librezën e jetimit për individët me këtë status, vërtetim nga komisioni mjekësor për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara; dokument për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues; dokument për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.; dokument për viktimat e dhunës në familje si dhe një deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari, që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI TË GJITHË BRAZILIANËT/ Mamaja e Jorginho tregon KLAS dhe TEKNIKË me topin (VIDEO)
Previous article KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Vulin: “Shqipëria e Madhe" nënkupton luftë me Serbinë

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT