Sekretari për mediat i Partisë Socialiste, Alfred Peza foli sa i përket kravatës se Ramës së përdorur sot në takimin me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Në ‘Opinion’ Peza bëri lojëra fjalësh, teksa tha se veshja e Ramës duhet marrë në kontekstin prej artisti të tij.
‘Me atlete, pa atlete, me opinga pa opinga, me brekushe, pa brekushe, Edi Rama nuk mund të gjykohet asnjëherë nga veshjet. Ai është i njohur për ekstravagancën e veshjes së tij dhe duhet ta marrin në kontekstin e tij prej artisti’ u shpreh Peza.