• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRAHASIMI/ Stili i jetesës dhe argëtimi, Tirana shumë më e shtrenjtë se… (FOTO)
Home
Sociale

KRAHASIMI/ Stili i jetesës dhe argëtimi, Tirana shumë më e shtrenjtë se… (FOTO)

8 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në rast se një individi nga Tirana do të shpërngulej sot në një nga vendet e rajonit, në Prishtinë, Shkup ose Sarajeve, kostot e jetesës do të ishin më të lira se në Tiranë.

Ndërsa në Beograd dhe Podgoricë jetesa do t’i kushtonte më shtrenjtë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali që krahason kostot e jetesës në vende të ndryshme të botës, expatistan.com.

…

Kostot e jetesës janë një shumatore e kostove për ushqim, strehim, veshje, transport, përkujdesje personale dhe për argëtim. Krahasuar me Tiranën, Prishtina është rreth 18 për qind më i lirë.

Për t’u veshur në Prishtinë, një individ nga Tirana do të shpenzonte 19 për qind më pak, për t’u ushqyer 9 për qind, për strehim 1 për qind, për transportin 18 për qind, për kujdesin personal do të shpenzonte rreth 27 për qind më pak se në Tiranë, ndërsa për argëtim shpenzimet gati do t’i përgjysmoheshin  me 49 për qind më pak.

Qyteti i dytë ku kostot e jetesës janë më të ulëta se në Tiranë është Shkupi, ku ushqimi është 8 për qind më lirë, strehimi 11 për qind, veshjet kushtojnë 19 për qind më pak, dhe kujdesi personal së bashku me argëtimin kushtojnë përkatësisht 28 dhe 23 për qind më pak. Ndërsa sipas të dhënave të portalit, transporti në Shkup është rreth 10 për qind më i shtrenjtë se në Tiranë.

Kryeqyteti i tretë më i lirë se Tirana është Sarajeva. Në Sarajevë shpenzimet janë më të ulëta për veshje, kujdes personal dhe argëtim, me përkatësisht 13, 12 dhe 28 për qind. Ushqimi dhe strehimi kushtojnë më shumë se në Tiranë. Për t’u ushqyer në Sarajeve do të duhen rreth 6 për qind më shumë para se në Tiranë, ndërsa për t’u strehuar rreth 8 për qind më shumë.  Kostot e transportit janë të njëjta.

Por Tirana është më e lirë për sa i përket kostove të jetesës krahasuar me Beogradin dhe Podgoricën, me rreth 6%.

Strehimi në Beograd është rreth 30 për qind më i shtrenjtë, ndërsa transporti 23 për qind. Ushqimi dhe veshja është përkatësisht 6 dhe 10 për qind më shtrenjtë se në Tiranë. Ndërsa për sa i përket kujdesit personal dhe argëtimit, në Beograd një individ nga Tirana  17 dhe 23 për qind më pak.

Edhe Podgorica është më e shtrenjtë se Tirana. Më shumë ndikojnë kostot për ushqim, strehim dhe transport, ku një individi nga Tirana do t’i duhen përkatësisht 27, 18 dhe 14 për qind më shumë para. Ndërsa do të shpenzojë më pak për veshje (7%), për përkujdesjen personale (11%),  dhe argëtim (23%). /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e hënë 9 prill/ Pergatituni per EMOCIONE! Nëse...
Previous article Historia e teleferikut të Sarajevës, gati testimi para inaugurimit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT