• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KRAHASIMI ME VITIN E SHKUAR/ Drejtoresha e INSTAT: 7000 turistë polakë më shumë këtë verë…
Home
Ekonomi
Portret

KRAHASIMI ME VITIN E SHKUAR/ Drejtoresha e INSTAT: 7000 turistë polakë më shumë këtë verë…

23 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Polakët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë. Të dhënat e Instat për hyrjen e shtetasve të huaj në 6 muajt e parë të vitit konstatojnë se në vend kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2017. Ndërsa ulja e numrit të kosovarëve lidhet me muajin e Ramazanit dhe pritet që dy muajt në vijim të ketë shtim të tyre. Por pavarësisht rritjes së numrit të shtetasve të huaj që vijn në vendin tonë edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë pasur të njëjtën tendencë.

Në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas të huaj. Drejtoresha e INSTAT bën me dije se nga të dhënat konstatohet se rritjen më të madhe e kanë pasur shtetasit polakë një tendencë kjo që ka ardhur duke u theksuar më shumë në dy vitet e fundit. Në krahasim me të njëjten periudhë të një viti më parë në Shqipëri kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë.

Delina Ibrahimaj: Ka filluar që vitin e kaluar, pra ka qenë në rritje numri i polakëve në Shqipëri sepse nuk janë të lidhur vetëm me turizmimn bregdetar, por edhe me atë malor. 

Gjatë periudhës janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë mbi 2 mijë kosovarë më pak. Sipas drejtores dy muajt e verës janë ata që pritet të kenë pikun e hyrjes nga Kosova.

Delina Ibrahimaj: Për të parë fluksin dhe tendencën muajit që kanë hyrjet më të mëdhaja si të kosovarëve edhe shtetasve të huaj  janë korrik dhe gusht. Kjo lidhet me sezonin veror.

Edhe pse ka pasur rritje të huajve që vijnë në Shqipëri e njëtja situatë është edhe me shqiptarët që udhëtojnë jashtë. Vizitat te familjarët por edhe pushimet janë disa prej aryeve të udhëtimit të shqiptarëve

Delina Ibrahimaj: Për 6 mujorin e parë të vitit numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë është rreth 2.4 mln, duke u rritur me 5.9% në krahasim me 6 mujorin e parë të 2017. Ndërsa për muajin qershor janë rreth 400 mijë shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë dhe ky nr është në rritje me 7.8 %.

Në Qershor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë është rreth 5 mijë dhe eshte rritur 13,3 % krahasuar me Qershorin 2017. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga hyrjet e shtetasve Maqedonas me 58,3,% , Polakë me 16,9 %, Italianë me 5,6 % krahasuar me Qershorin e 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ozilin e "flakin" të gjithë/ Asnjëri prej kolegëve nuk mbron futbollistin gjerman
Previous article SEANCA PËRMBYLLËSE NË KUVEND/ Shtyhet me TRE muaj afati për komisionet. Pritet të ndryshojë...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT