• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRAHASIMI I ILIR METËS/ Si vrau veten me AK-47 Salvador Allende
Home
Breaking News

KRAHASIMI I ILIR METËS/ Si vrau veten me AK-47 Salvador Allende

20 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Salvador Allende ishte politikan dhe fizikan, President i Kilit që prej vitit 1970 deri në 1973.

Allende, fryt i një familjeje borgjeze progresiste, që në fillimet e karrierës politike shfaq karakterin i tij pro-majtist por në të njëjtën kohë anti-leninist; refuzonte kategorikisht konceptin e partisë-shtet dhe diktaturën e proletariatit. Pikëpamjet e tij politike i krijuan jo pak armiq brenda dhe jashtë vendit. Në katër herët që kandidoi për postin e Presidentit të Republikës nuk kanë munguar planet e fshehta për ta eliminuar nga skena politike.

Në zgjedhjet e vitit 1970 merr vendin e parë si kandidat presidencial. Në pritje të ratifikimit të votës popullore nga Kongresi, nis edhe të shfaqet antipatia e SHBA-së kundrejt Allendes. Ai u cilësua si filo-sovjetiku që do të instalonte një diktaturë komuniste nëse do të zinte postin e presidentit. Për më tepër amerikanët kishin interesa të shëndosha ekonomike në Kili ku vendin kryesor e zinte industria e nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit. Surpriza tjetër, përveç fitores në votime, erdhi kur Allende arriti të siguronte vota më gjerë se komunistët, socialistët e socialdemokratët, duke marrë mbështetjen e demokristianëve. Pas 20 viteve me beteja elektorale, Salvador Allende ishte i pari marksist që u zgjodh President në një vend me demokraci liberale.

Në Shtator të 1973 Salvador Allende, Presidenti i Kilit vdiq pasi kishte qëlluar veten me armë gjatë një grushti shteti të udhëhequr nga komandanti i Ushtrisë së Kilit, Augusto Pinochet.

Në çastet e fundit të jetës, me helmetë në kokë, një AK-47 dhuratë e Kastros në krah dhe receptorin e telefonit në vesh, Allende bën lidhjen e fundit në radio ku i drejtohet vendit: “Në emër të interesave më të shenjta të popullit, në emër të atdheut ju bëj thirrje që të keni besim. Historia nuk ndalet as me shtypje as me krime, kjo është një fazë që do të kapërcehet, është një moment i vështirë. Mund edhe të na heqin qafe, por e nesërmja do të jetë e popullit. Njerëzimi do të vazhdojë në kërkimin e një jete më të mirë. Në këto momente avionët po fluturojnë mbi ne. Mund të hapin edhe zjarr. Por ta dini mirë se ne jemi këtu, për të treguar që në këtë vend ka njerëz që bëjnë detyrën e tyre deri në fund. Unë do të jem këtu për të respektuar mandatin e popullit, me vetëdije se jam një president që duhet të ruajë dinjitetin e detyrës së tij. Qytetarët duhet të mbrohen por jo të sakrifikohen. Populli nuk duhet të bëhet shkak i shfarosjes së vet. Kam besim tek Kili dhe fati i tij. Të tjerë njerëz do ta kalojnë këtë moment gri dhe të hidhur ku tradhtia kërkon të sundojë. Ecni përpara duke ditur se, shumë shpejt, do të hapen rrugët në të cilat do të kalojë njeriu i lirë, për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.”

Dhe pas dekadave me dyshimet se Allende mund të ishte vrarë nga forcat e armatosura kiliane, në vitin 2011 një Gjykatë në Kili autorizoi zhvarrosjen e eshtrave për të bërë autopsinë. Dhe pas ekspertizës u arrit në përfundimin se Allende kishte qëlluar veten me një pushkë AK-47./ Gazeta Liberale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I VË ASNJË LIMIT VETES/ Ylli i Juventusit ëndërron: Do të më pëlqente shumë të kisha një rol...
Previous article KËTË HERË ËSHTË FAJI I TYRE/ Luana Vjollca dhe Krenari kapen "MAT", nxjerrin njëri-tjetrin "zbuluar" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT