Në njërën anë të pedonales kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe militantë të PD-së protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjes së fushatës në kryeqendrën e veriut, ndërsa në anën tjetër të pedonales “Kolë Idromeno” mbahet takimi elektoral i kryeministrit për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Në njërën anë kryeministri Edi Rama, në tjetrën kryebashkiakja Ademi që mban fjalime kundër qeverisë.