• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KQZ: Tri parti nuk dorëzuan raportet financiare, rrezikojnë penalizimin
Home
Sociale

KQZ: Tri parti nuk dorëzuan raportet financiare, rrezikojnë penalizimin

13 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Përmes një deklarate për shtyp Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë apel tri partive politike të depozitojnë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha se partitë politike PDIU, AAK dhe SFIDA nuk kanë depozituar raportet financiare, edhe pse afati i fundit ishte data 25 shtator. Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së lidhur me financimin e partive politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 25 shtator.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë morën pjesë 18 parti politike nga të cilat deri tani;

· 15 parti politike e kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ.

· 3 parti politike nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:

Ø Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Ø Aleanca Arbnore Kombëtare

Ø Sfida

Raportet financiare për fushatën zgjedhore të partive politike të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, ëëë.cec.org.al, dhe janë në formatin exel, duke bërë të mundur aksesueshmërinë e këtyre raporteve nga të gjithë të interesuarit.

Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike.

Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit sipas moduleve elektronike të mirëstrukturuara, edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit. Kjo do të bëjë të mundur që publikut, medias dhe të gjithë të interesuarve t’u ofrohet transparencë dhe mundësia e njohjes me 3 llojet e raporteve.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije së çdo subjekt i interesuar, nësë ka pretendime në lidhje me:

1) të ardhurat e përfituara apo që ka në gjendje partia politike për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

2) të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën duke përfshirë burimin dhe datën e përfitimit, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

3) depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera gjatë periudhës së monitorimit, te padekluara; duhet ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura.

KQZ, nëpërmjet eksperteve financiar të ngarkuar për monitorimin/auditimin financiar do të bëj verifikimet lidhur me pretendimet që mund të depozitohen. Rezultatet e verifikimit në lidhje me peretendimet e ngrituara do të shqyrtohen nga KQZ si pjesë e raporteve përfindimtare të ekspertëve financiarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të garantojë të drejtën e çdo individi që paraqet pretendime në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, për t’u dëgjuar për cdo informacion apo të dhënë që disponon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Droga në Velipojë/ Polici i arrestuar tenton të korruptojë kolegët, iu nxjerr pistoletën
Previous article 10 këngëtarët më të pasur të botës

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT