Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë procesit vettingut, ndërpret procedurën për kontrollin dhe verifikimin e ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Me vendimin e dhënë nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, realizohet ajo që ishte njoftuar edhe më parë edhe ngha ish ambasdori amerikan Donald Lu se “çdo individ është i lirë të largohet me dëshirë nga sistemi i dretësisë”.
Adriatik Llalla të shtunën e kaluar me anë të një shkrese njoftoi KPK se tërhiqej nga sistemi i drejtësisë dhe e drejta si ish kryeprokuror, për tu bërë gjyqtar në Apel.
Vendimi për Llallën është shënë sot nga një treshe e anëtareve të KPK, ku përveç Rolan Ilias, ishin edhe, anëtarët e trupës gjykuese Pamela Qirko dhe Olsi Komici.
Largimi i Llallës nga sistemi i drejtësisë, për rrjedhojë edhe nga Vettingu, nuk do të thotë që ai do t’i shpëtojë përgjegjësisë në lidhje me shkeljet gjatë ushtrimit të detyrës.
Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu e quajti fitore tërheqjen e Llallës, “gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar”, por ai vuri në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar ata nga ndjekja penale.
“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.
Përveç Ardiatik Llallës, sot KPK ndërprehu procesin e vettingut edhe për Besnik Imeraj ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i dorëhequr pak kohë më parë me vullnetin e tij nga detyra.
Përgatiti: AlpeNews.al


