Kalidoi Koulibaly nuk ka takuar njeri më të përulur se trajneri i ri i Napolit Carlo Ancelotti.
Senegalezi e ka nisur mirë sezonin duke mposhtur Lazio-n 2-1.
“Jam rritur shumë gjatë këtyre pesë viteve te Napoli.
“Jam shumë i lutur që jam një nga të preferuarit e tifozëve. Ndjej besimin e trajnerit, stafit teknik, shokëve të ekipit, tifozëve dhe kujtdo. Shpresoj të kemi një vit të madh.
“Asnjëherë nuk kam hasur racizëm në Napoli. Gruaja dhe djali im janë të lumtur këtu, nuk kam asnjë arsye për t’u larguar. Napoli më kujton Senegalin, teksa kur mbërrijnë të huajt, të gjithë bëjnë çmos për t’i pritur mirë.
“Shpresoj t’i kënaqim tifozët këtë sezon. Duam të fitojmë titullin. Ancelotti është ndryshe nga Sarri, dhe nuk kam parë njeri më të përulur se ai në jetën time.
“Kishim disa probleme me Lazio-n, por akoma nuk jemi në 100%.”