Ministri i Punëve të Jashtme të shtetit tonë fqinj Greqisë Nikolaos Kotzias ka folur lidhur me çështjen e Ligjit të Luftës midis dy vendeve Shqipëri-Greqi, por edhe për ngjarjet e fundit.
Ai ka thënë:
“Problemi ynë qëndron tek rafti kontinental. Delimitimi detar është mjaft i rëndësishëm i Greqisë. Për këtë edhe të drejtat tona tona sovrane janë shumë të rëndësishme dhe prioritare për vendin tonë. Abrogimi i Ligjit të Luftës është çështje prioritare. Por gjithçka duhet bërë për të mos cënuar njëri-tjetrin. Madje përshëndes edhe vendimin e fundit për varrezat e ushtarëve grekë që Shqipëria ka miratuar së fundmi.”
I pyetur lidhur me marrëdhëniet me Shqipërinë ai ka theksuar se koha është në favorin tonë për t’u përdorur në çdo moment.
Ndërsa Kotzias i referohet Marrëveshjes së OKB-së për detin e vitit 1994 se është e drejta e Greqisë të zgjerojë zonën e Egjeut, por duke mos cënuar asnjëherë Shqipërinë.
Ministri i Punëve të Jashtme Kotzias ka folur për këto dy pika që lidhen me vendin tonë në një intervistë për mediat greke.
Përgatiti: AlpeNews.al