Kryetari i Partisë së Lirisë denoncoi sot në konferencë me gazetarët aferat për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri duke theksuar se kostot e tyre janë 4-fishuar.
Meta u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos hedhin firma për aferat korruptive të qeverisë duke theksuar se ditët e Edi Ramës janë të numëruara.
“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant të përmasave të frikshme sikurse jemi njohur për aferën e inceneratorëve. Do të vazhdoni të njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim. Sot doja të tërhiqja vëmendjen tuaj me korrupsionin për inevstimet publike. Te rrugët do të ndalesha sot. Kostoja e rrygëve është katër-fishuar.
Si rruga Qafë-Plloçë për shkak të papërgjegjeshmërisë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë rrugë të tjera. Duke iu ikur përgjegjësive për koridoret e BE ku Shqipëria duhet bërë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me kosto europiane, duke tentuar t’i ikin konkurrencës bëjnë marrëzi të tilla duke e çuar kilometrin nga 10-20 mln euro. Ndërkohë që një rrugë me dy korsi në Francë bën 4 mln euro kilometri. Dihet sa është pagan ë Franca dhe sa është në Shqipëri përveç kostove të tjera.
Apo në SHBA, është deri në 2.7 mln euro për km. Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm të rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni çdo gjë për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara. Është ë rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsioni i këtyre përmasave nuk do të tolerohet”, tha Meta.


