• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KOSTANDIN XHUVANI U LIRUA NGA QELIA”/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: E shtruam në QSUT dhe…
Home
Sociale

“KOSTANDIN XHUVANI U LIRUA NGA QELIA”/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: E shtruam në QSUT dhe…

21 November, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas denoncimit te bere nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Kostandin Xhuvani ishte liruar nga burgu, vjen reagimi nga Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Me nje dekarate te gjate, sqarohet gjithe sa ka ndodhur me te denuarin me 35 vjet per vrasjen e 4 personave ne nje lokal te Rruga e Elbasanit.

“Në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407. Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:
– Anemi(Hb 8mg/dl) dhe Prolaps hemoroidal”- thuhet ne deklarate.

Sipas ministrise dhe Burgjeve, “Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushkrujë”.

Deklarata e plote

MINISTRIA E DREJTËSISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE
DEKLARATË PËR SHTYP

Të nderuar përfaqësues të Medias së shkruar dhe vizive,
Nisur nga një lajm krejtësisht i pavërtetë i përhapur në disa portale të disa mediave në vend, pa asnjë konfirmim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që pretendonte për lirimin e të dënuarit Kostandin Gjergj Xhuvani, sqarojmë sa më poshtë vijon:
Kostandin Gjergj Xhuvani i datëlindjes 24.06.1989, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më 35 vjet burgim me vendimin Nr.670 datë 10.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEVPenale Fushë Krujë.
Si çdo i dënuar tjetër, edhe të dënuarit Konstandin Xhuvani i garantohen të drejtat e përcaktuara në Ligjin Nr. 8328, datë 14.06.2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (i ndryshuar).
Thënë kjo, ju bëjmë me dije se në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:
– Anemi(Hb 8mg/dl).
– Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.

Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushkrujë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LA KOKËN PAS TAYNËS"/ Ja çfarë bën blogeri i famshëm për këngëtaren (FOTO)
Previous article E PABESUESHME/ Shitja e Dembélé ka një “KURTH” prej 40 milionë eurosh

k.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT