• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë…
Home
Rajon

KOSOVË/ Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë…

23 April, 2021 s.autor Rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale. Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Edhe ministri maqedonas ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, derisa marrëdhëniet bilaterale në mes të të dyja vendeve vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur edhe pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar ajo.

Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës. Sa i përket raportimeve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, Maas ka thënë se nuk është në di për projekte të tilla.

“Nuk e di nëse ka projekte të tilla. Fakti që është folur për non-paper, është termi i duhur. Duhet të mbetet ashtu. Sa i përket ideve për ndryshime të kufijve, Qeveria gjermane i refuzon fuqishëm ato sepse një zgjidhje e tillë nuk çon në zgjidhje të problemeve”, ka thënë mes tjerash ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LEGJEONARËT"/ Sadiku shkëlqen me Bolivarin, shikoni golin që nisi nga këmbët e sulmuesit shqiptar (VIDEO)
Previous article NUK NDODHTE PREJ 15 VITESH/ Pesë brazilianë si titullarë, skuadra e Zidane bën “samba”

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT